BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • rs f. 353-f. 357
  • Seksi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Seksi
  • Të arsyetojmë nga Shkrimet
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Nëse dikush thotë:
  • Përgjigje për dhjetë pyetje rreth seksit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Marrëdhëniet seksuale para martesës
    Zgjohuni!—2013
  • A mund të justifikohet homoseksualizmi në ndonjë rast?
    Zgjohuni!—2012
  • Stilet alternative të jetesës: A i miraton Perëndia?
    Zgjohuni!—2003
Të arsyetojmë nga Shkrimet
rs f. 353-f. 357

Seksi

Përkufizimi: Karakteristikë e krijesave tokësore, që shërben për t’u riprodhuar përmes marrëdhënieve të dy prindërve. Ndryshimet mes seksit mashkull dhe femër kanë një ndikim të konsiderueshëm në jetën njerëzore. Përderisa Burimi i jetës është vetë Perëndia dhe nga njerëzit pritet që të pasqyrojnë cilësitë e tij, aftësia për të dhënë jetë me anë të marrëdhënieve seksuale, duhet parë me respekt të madh.

A mëson Bibla se është mëkat të kryesh marrëdhënie seksuale?

Zan. 1:28: «Perëndia i bekoi [Adamin dhe Evën] dhe u tha: ‘Jini të frytshëm, shumohuni dhe mbusheni tokën.’» (A nuk duhej që ata të kryenin marrëdhënie seksuale, për të përmbushur këtë urdhër hyjnor? Duke kryer marrëdhënie, ata nuk do të bëheshin mëkatarë, por do të ishin në përputhje me qëllimin e Perëndisë për popullimin e tokës. Disa janë të mendimit se «fryti i ndaluar» në Eden simbolizonte kufizimin e vënë nga Perëndia, madje ndalimin e marrëdhënieve seksuale mes Adamit dhe Evës. Por ky mendim bie ndesh me urdhrin e Perëndisë të cituar më lart. Gjithashtu, bie ndesh edhe me faktin që, megjithëse Adami dhe Eva hëngrën frytin e ndaluar në Eden, hera e parë që përmenden marrëdhëniet seksuale mes tyre, ishte pasi ata u dëbuan nga Edeni.​—Zan. 2:17; 3:17, 23; 4:1.)

Zan. 9:1: «Perëndia e bekoi Noenë dhe bijtë e tij e u tha: ‘Jini të frytshëm, shumohuni dhe mbushni tokën.’» (Pas Përmbytjes në ditët e Noesë, Perëndia dha këtë bekim të mëtejshëm dhe u rikujtoi urdhërimin e tij për të lënë pasardhës. Pikëpamja e Perëndisë për marrëdhëniet e ligjshme seksuale nuk kishte ndryshuar.)

1 Kor. 7:2-5: «Për shkak të përhapjes së kurvërisë, çdo burrë le të ketë gruan e vet dhe çdo grua të ketë burrin e vet. Burri le të plotësojë detyrimin që ka ndaj gruas së vet, por edhe gruaja të bëjë po ashtu ndaj burrit. . . . Mos ia mohoni njëri-tjetrit këtë detyrim, veç nëse jeni marrë vesh për një kohë të caktuar, . . . që Satanai të mos vazhdojë t’ju tundojë, nga mungesa e vetëpërmbajtjes.» (Pra, e gabuar është kurvëria, dhe jo marrëdhëniet e përshtatshme seksuale mes bashkëshortëve.)

A është e gabuar të kryesh marrëdhënie seksuale para martesës?

1 Sel. 4:3-8: «Vullneti i Perëndisë është ky: . . . të rrini larg nga kurvëria; që secili nga ju të dijë ta zotërojë enën e vet në shenjtëri dhe në nder, jo në uri seksuale epshore, si ajo e kombeve që nuk e njohin Perëndinë, që askush të mos arrijë deri në atë pikë sa të dëmtojë dhe të cenojë të drejtat e vëllait të tij në këtë çështje. Sepse Jehovai shpaguan për të gjitha këto, ashtu si ju thamë më parë dhe siç ju dhamë dëshmi të plotë. Pasi Perëndia nuk na thirri duke lejuar ndyrësinë, por na thirri në shenjtëri. Kështu, pra, kush tregon shpërfillje, nuk po shpërfill njeriun, por Perëndinë, i cili fut frymën e tij të shenjtë te ju.» (Fjala greke pornéia, që përkthehet «kurvëri», u referohet marrëdhënieve seksuale mes individëve të pamartuar dhe marrëdhënieve jashtëmartesore të atyre që janë të martuar.)

Efes. 5:5: «Asnjë kurvar, i ndyrë a lakmitar, që do të thotë të jesh idhujtar, nuk ka trashëgimi në mbretërinë e Krishtit dhe të Perëndisë.» (Kjo nuk do të thotë se, kushdo që në të kaluarën ka qenë kurvar, nuk mund të gëzojë bekimet e Mbretërisë së Perëndisë, por që ai duhet ta braktisë atë mënyrë jetese, që të ketë miratimin e Perëndisë. Shih edhe 1 Korintasve 6:9-11.)

A e lejon Bibla bashkëjetesën mes një burri dhe një gruaje, pa u martuar ligjërisht?

Shih faqet 239, 240, te tema «Martesa».

Çfarë thotë Bibla për homoseksualizmin?

Rom. 1:24-27: «Në përputhje me dëshirat e zemrës së tyre, Perëndia i dorëzoi në ndyrësi, që të çnderonin trupat e tyre. . . . Perëndia i dorëzoi në uri të turpshme seksuale, sepse edhe femrat e tyre i ndryshuan marrëdhëniet e natyrshme seksuale me marrëdhënie të panatyrshme. Edhe meshkujt i lanë marrëdhëniet e natyrshme seksuale me femrat, dhe epshet e tyre u ndezën fort kundrejt njëri-tjetrit, meshkuj me meshkuj, duke bërë gjëra të ndyra e duke marrë mbi vete shpagimin e plotë që meritonte paudhësia e tyre.»

1 Tim. 1:9-11: «Ligji nuk është dekretuar për të drejtin, por për të paligjshmit dhe të pashtruarit, për të paperëndishmit dhe mëkatarët, . . . për kurvarët, për burrat që shkojnë me meshkuj, . . . dhe për gjithçka tjetër që është në kundërshtim me mësimin e shëndoshë, i cili është sipas të lavdishmit lajm të mirë të Perëndisë së lumtur.» (Krahaso Levitikun 20:13.)

Jud. 7: «Sodoma dhe Gomorra bashkë me qytetet përreth, pasi . . . kishin shkuar pas mishit për përdorim të panatyrshëm, na janë vënë përpara si një shembull paralajmërues, duke pësuar ndëshkimin gjyqësor të zjarrit të përjetshëm.» (Nga fjala Sodomë ka ardhur fjala «sodomi», që zakonisht tregon një praktikë homoseksuale. Krahaso Zanafillën 19:4, 5, 24, 25.)

Çfarë qëndrimi mbajnë të krishterët e vërtetë kundrejt atyre që kanë qenë homoseksualë?

1 Kor. 6:9-11: «As kurvarë, as idhujtarë, as kurorëshkelës, as burra që mbahen për qëllime të panatyrshme seksuale, as burra që shkojnë me burra, . . . nuk do ta trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë. Megjithatë, të tillë ishit disa nga ju. Mirëpo jeni larë, jeni shenjtëruar, jeni shpallur të drejtë në emër të Zotërisë tonë Jezu Krisht dhe me frymën e Perëndisë tonë.» (Edhe sikur dikush të ketë pasur një të kaluar të tillë, nëse i braktis praktikat e mëparshme të papastra, si edhe zbaton normat e drejta të Jehovait e tregon besim te masat që ka marrë Ai për faljen e mëkateve me anë të Krishtit, ky individ mund të ketë një qëndrim të pastër para Perëndisë. Pasi të ketë bërë ndryshimet e nevojshme, ai mund të mirëpritet në kongregacionin e krishterë.)

Të krishterët e vërtetë e dinë se, kushdo që dëshiron t’i pëlqejë vërtet Jehovait, mund të mposhtë edhe dëshirat e gabuara të rrënjosura thellë, duke përfshirë ato që kanë një bazë gjenetike, që kanë pasur shkaqe fizike ose janë shkaktuar nga disa faktorë mjedisi. Disa janë nga natyra shumë gjaknxehtë. Ndoshta në të kaluarën kanë pasur shpërthime zemërimi të pakontrolluara. Por, kur kanë njohur vullnetin e Perëndisë, dëshira për t’i pëlqyer atij dhe ndihma e frymës së tij u ka dhënë forcën të zhvillojnë vetëkontroll. Dikush tjetër mund të jetë alkoolist, por i shtyrë nga motivi i duhur, mund të përmbahet që të mos pijë e të mos bëhet pijanec. Po kështu, dikush mund të ndiejë një tërheqje të fortë drejt individëve të të njëjtit seks, por duke ndjekur këshillën e Fjalës së Perëndisë, mund të qëndrojë i pastër nga praktikat homoseksuale. (Shih Efesianëve 4:17-24.) Jehovai nuk na lë të mendojmë se sjellja e gabuar nuk ka rëndësi, përkundrazi, me dashamirësi, por me vendosmëri, na paralajmëron për pasojat, dhe u jep ndihmë me bollëk atyre që duan ‘të zhveshin personalitetin e vjetër me praktikat e tij dhe të veshin personalitetin e ri’.​—Kolos. 3:9, 10.

A është pikëpamja e Biblës për seksin, jashtë mode dhe, pa qenë nevoja, kufizuese?

1 Sel. 4:3-8: «Vullneti i Perëndisë është ky: . . . të rrini larg nga kurvëria . . . Kështu, pra, kush tregon shpërfillje, nuk po shpërfill njeriun, por Perëndinë, i cili fut frymën e tij të shenjtë te ju.» (Pikëpamja e Biblës për seksin, nuk është thjesht një pikëpamje e zhvilluar nga disa njerëz që kanë jetuar shumë vjet më parë. Ajo vjen nga Krijuesi i njerëzimit dhe bën të qartë se çfarë kërkohet nga ne, që të kemi miratimin e tij. Veç kësaj, ajo siguron udhëzime që kontribuojnë për të pasur familje të qëndrueshme e të shëndetshme, si dhe marrëdhënie të lumtura jashtë rrethit familjar. Ata që i zbatojnë këto këshilla, i kursejnë vetes vraga të thella emocionale dhe sëmundje të neveritshme, që vijnë si pasojë e sjelljes imorale. Këshillat e Biblës nuk janë aspak të dala mode, përkundrazi përmbushin më së miri nevojat e atyre që duan të kenë një ndërgjegje të pastër para Perëndisë dhe të bëjnë një jetë pa zhgënjime të kota.)

Nëse dikush thotë:

‘Ç’mendon për homoseksualizmin?’

Mund të përgjigjesh: ‘Jam dakord me pikëpamjen që shprehet në Bibël për këtë. Jam i mendimit se, çfarë thotë ajo, vlen shumë më tepër se çdo mendim i njerëzve, sepse është mendimi i Krijuesit të njerëzimit. (1 Kor. 6:9-11) Në Bibël vihet re se disa nga ata që u bënë të krishterë, më parë praktikonin homoseksualizmin. Por për hir të dashurisë për Perëndinë dhe me ndihmën e frymës së tij, ndryshuan.’

Ose mund të thuash: ‘Para se t’i përgjigjem kësaj pyetjeje, dua të them se shumë nga ata që mendojnë se, kush bën një jetë homoseksuale, nuk duhet paragjykuar, nuk besojnë se Bibla është Fjala e Perëndisë. Po ju, si e konsideroni Biblën?’ Nëse ai pohon se beson te Bibla, mund të shtosh: ‘Homoseksualizmi nuk është një gjë e re. Bibla e tregon shumë qartë se cila është pikëpamja e pandryshueshme e Perëndisë Jehova për këtë gjë. (Mund të përdorësh materialin në faqet 354, 355.)’ Nëse ai dyshon për ekzistencën e Perëndisë dhe për vërtetësinë e Biblës, mund të shtosh: ‘Nëse nuk ka Perëndi, logjikisht ne nuk i japim llogari atij dhe mund të jetojmë si të duam. Pra, gjithë çështja është: a ekziston një Perëndi, të cilit ia detyroj ekzistencën time [dhe a është Bibla e frymëzuar nga Perëndia]? (Përdor materialin e trajtuar në faqet 278-285 ose 52-61.)’

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo