BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • dg pjesa 1 f. 2-3
  • A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?
  • A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë thotë Bibla?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2017
  • Pyetja 3: Pse Perëndia lejon që të vuaj?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Pse i lejon Perëndia vuajtjet?
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
  • Një tokë e lirë nga vuajtjet
    A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?
Shih më tepër
A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?
dg pjesa 1 f. 2-3

Pjesa 1

A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?

1, 2. Ç’pyetje bëjnë njerëzit për Perëndinë dhe përse?

MBASE ndonjëherë ke pyetur veten: «Nëse ekziston një Perëndi që kujdeset me të vërtetë për ne, përse atëherë lejon kaq shumë vuajtje?» Të gjithë kemi përjetuar vuajtje ose kemi njohur dikë që ka përjetuar.

2 Vërtet, gjatë gjithë historisë njerëzit kanë vuajtur dhimbjen dhe hidhërimin nga luftërat, mizorinë, krimet, padrejtësinë, mjerimin, sëmundjet dhe vdekjen e njerëzve të dashur. Vetëm gjatë shekullit tonë të 20-të, luftërat kanë marrë 100 milionë jetëra njerëzish. Qindra milionë të tjerë kanë mbetur të dëmtuar ose kanë humbur shtëpinë apo pasurinë. Në kohën tonë kanë ndodhur kaq shumë gjëra të tmerrshme, saqë u kanë shkaktuar njerëzve të panumërt hidhërim të madh, shumë lotë dhe një ndjenjë dëshpërimi.

3, 4. Ç’ndjenja ngjall tek shumë njerëz lejimi i vuajtjeve nga ana e Perëndisë?

3 Disa janë dëshpëruar dhe mendojnë se nëse ekziston një Perëndi, ai nuk kujdeset me të vërtetë për ne. Ose ndoshta mendojnë se Perëndia nuk ekziston. Për shembull, një burrë që ka qenë viktimë e persekutimeve etnike gjatë Luftës I Botërore, e cila shkaktoi vdekjen e miqve dhe të anëtarëve të familjes, pyeti: «Ku ishte Perëndia kur kishim nevojë për të?» Një tjetër që mundi të mbijetojë midis miliona të vdekurve nga nazizmi në Luftën II Botërore, ndihej kaq i hidhëruar nga vuajtjet që kishte parë, saqë tha: «Nëse do të lëpinit zemrën time, do të helmoheshit.»

4 Kështu pra, shumë njerëz nuk mund të kuptojnë se përse një Perëndi i mirë mund të lejojë që të ndodhin gjëra të këqija. Ata pyesin nëse ai me të vërtetë kujdeset për ne, madje edhe nëse ai ekziston. Pjesa më e madhe e tyre mendojnë se vuajtja do të jetë gjithmonë pjesë e ekzistencës njerëzore.

[Figura në faqet 2, 3]

A është afër një botë e re pa vuajtje?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo