BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • gf mësimi 4 f. 6-7
  • Si mund të mësosh rreth Perëndisë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si mund të mësosh rreth Perëndisë
  • Ti mund të jesh miku i Perëndisë!
  • Material i ngjashëm
  • Kush është Perëndia?
    Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?
  • Letër nga një Perëndi i dashur
    Të mësojmë nga Mësuesi i Madh
  • Kush është Perëndia?
    Çfarë na mëson Bibla?
  • Perëndia​—Kush është ai?
    Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë
Shih më tepër
Ti mund të jesh miku i Perëndisë!
gf mësimi 4 f. 6-7

MËSIMI 4

Si mund të mësosh rreth Perëndisë?

Mund të mësosh rreth Jehovait duke lexuar Biblën. Kohë më parë, Perëndia zgjodhi disa njerëz që të shkruanin mendimet e tij. Këto shkrime formojnë atë që quhet Bibla. Sot mësojmë rreth Perëndisë, duke lexuar Biblën. Duke qenë se Bibla përmban fjalën ose mesazhin e Jehovait, ajo quhet edhe Fjala e Perëndisë. Ne mund ta besojmë atë që Bibla thotë, sepse Jehovai nuk gënjen kurrë. «Është e pamundur që Perëndia të gënjejë.» (Hebrenjve 6:18) Fjala e Perëndisë përmban të vërtetën.​—Gjoni 17:17.

Po lexojnë Biblën si familje

Bibla është një nga dhuratat më të çmuara që na ka dhënë Perëndia. Është si letra e një ati të dashur drejtuar fëmijëve të tij. Ajo na tregon lidhur me premtimin e Perëndisë për ta ndryshuar tokën në një vend të mrekullueshëm banimi​—në një parajsë. Na tregon se çfarë ka bërë ai në të kaluarën, çfarë po bën tani dhe se çfarë do të bëjë në të ardhmen për fëmijët e tij besnikë. Gjithashtu, na ndihmon të zgjidhim problemet dhe të gjejmë lumturi.​—2 Timoteut 3:16, 17.

Dëshmitarët e Jehovait janë miq të Perëndisë; ata do të të ndihmojnë të kuptosh atë që Bibla mëson. Mjafton t’u thuash se dëshiron të studiosh Biblën. Ata nuk kërkojnë para për këtë gjë. (Mateu 10:8) Përveç kësaj, mund të ndjekësh edhe mbledhjet e krishtere. Këto mbahen në vendet e adhurimit, që quhen Salla Mbretërie. Nëse ndjek mbledhjet e krishtere, njohuria jote për Perëndinë do të rritet shpejt.

Mund të mësosh rreth Perëndisë nga gjërat që ka krijuar. Për shembull, Bibla thotë: «Perëndia krijoi qiejt dhe tokën.» (Zanafilla 1:1) Kur Jehovai krijoi «qiejt» bëri diellin. Atëherë, çfarë na tregon kjo gjë për Perëndinë? Na tregon që Jehovai ka fuqi të madhe. Vetëm ai mund të bënte diçka kaq të fuqishme sa dielli. Na tregon, gjithashtu, se Jehovai është edhe i mençur, pasi duhej mençuri për të bërë diellin, i cili lëshon nxehtësi dhe dritë e kurrë nuk shuhet.

Ajo që ka krijuar Jehovai tregon se ai na do. Mendo për të gjitha llojet e ndryshme të frutave që gjenden në tokë. Jehovai mund të kishte siguruar edhe vetëm një lloj fruti për ne, ose fare asnjë. Por, në vend të kësaj, na dha shumë lloje frutash të formave, madhësive, ngjyrave dhe të shijeve të ndryshme. Kjo tregon se Jehovai është një Perëndi jo vetëm i dashur, por edhe shumë bujar, i kujdesshëm dhe i mirë.​—Psalmi 104:24.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo