BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lv f. 215-f. 218 par. 1
  • Fraksionet e gjakut dhe procedurat kirurgjike

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Fraksionet e gjakut dhe procedurat kirurgjike
  • ‘Ruaj veten në dashurinë e Perëndisë’
  • Material i ngjashëm
  • Pikëpamja e Perëndisë për gjakun
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
  • Të pranojmë drejtimin e Perëndisë së gjallë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
Shih më tepër
‘Ruaj veten në dashurinë e Perëndisë’
lv f. 215-f. 218 par. 1

SHTOJCA

Fraksionet e gjakut dhe procedurat kirurgjike

Fraksionet e gjakut. Fraksionet merren nga katër përbërësit kryesorë të gjakut: rruazat e kuqe, rruazat e bardha, pllakëzat dhe plazma. Për shembull, nga rruazat e kuqe nxirret proteina hemoglobinë. Produkte të nxjerra nga hemoglobina e njeriut ose e kafshëve, janë përdorur për të kuruar pacientët me anemi akute ose me humbje të mëdha gjaku.

Plazma, 90 për qind e së cilës është ujë, mbart shumë hormone, kripëra inorganike, enzima dhe lëndë ushqyese, ndër të cilat mineralet dhe sheqeri. Gjithashtu, plazma mbart faktorë mpiksës, antitrupa që luftojnë sëmundjet dhe proteina si albumina. Nëse dikush rrezikon të marrë një sëmundje, mjekët mund t’i bëjnë injeksione me gamaglobulinë të nxjerrë nga plazma e njerëzve që tashmë kanë fituar imunitet ndaj asaj sëmundjeje. Rruazat e bardha mund të jenë burim interferonesh dhe interleukinash, të cilat përdoren për të kuruar disa infeksione virale dhe kancere.

A duhet të pranojnë të krishterët terapi ku përdoren fraksione gjaku? Bibla nuk jep hollësi specifike, prandaj secili duhet të përdorë ndërgjegjen për të marrë një vendim personal para Perëndisë. Disa i refuzojnë të gjitha fraksionet, pasi arsyetojnë se Ligji që Perëndia i dha Izraelit kërkonte që gjaku i hequr nga një krijesë ‘të derdhej përtokë’. (Ligji i përtërirë 12:​22-24) Të tjerë refuzojnë transfuzionet e gjakut komplet ose të përbërësve të tij kryesorë, por mund të pranojnë mjekime që përfshijnë ndonjë fraksion të gjakut. Ndoshta arsyetojnë se në njëfarë pike, fraksionet që janë shkëputur nga gjaku nuk përfaqësojnë më jetën e krijesës nga e cila u mor ai.

Para se të marrësh ndonjë vendim për fraksionet e gjakut, mendo për këto pyetje: a jam i vetëdijshëm se refuzimi i të gjitha fraksioneve të gjakut do të thotë se nuk do të pranoj disa mjekime, si ato që luftojnë viruse dhe sëmundje ose që ndihmojnë për mpiksjen e gjakut, që të pushojë gjakrrjedhja? A mund t’ia shpjegoj mjekut pse e pranoj ose nuk e pranoj përdorimin e disa fraksioneve të gjakut?

Procedurat kirurgjike. Ndër to janë hollimi i gjakut dhe riaftësimi i gjakut. Për hollimin e gjakut, ai devijohet nga trupi, zëvendësohet me një preparat jogjakor për shtimin e vëllimit të gjakut dhe në fund i kthehet përsëri pacientit. Në procedurën e riaftësimit të gjakut, mblidhet dhe rikthehet në trup gjaku që humbet gjatë operacionit. Gjaku mblidhet nga plaga ose nga ndonjë zgavër e trupit, lahet ose filtrohet e pastaj i kthehet pacientit. Metodat se si vihen në punë këto procedura ndryshojnë nga njëri mjek te tjetri, kështu që i krishteri duhet të kuptojë se ç’ka ndër mend të bëjë mjeku i tij.

Para se të marrësh vendime për këto procedura, pyet veten: ‘Nëse një pjesë e gjakut do të më devijohej jashtë trupit e madje qarkullimi i tij mund të ndërpritej për njëfarë kohe, a do të më lejonte ndërgjegjja ta konsideroja ende këtë gjak si pjesë timen, e kështu të mos kërkoja që ‘të derdhej përtokë’? (Ligji i përtërirë 12:​23, 24) A do të më trazohej ndërgjegjja e stërvitur nga Bibla, nëse gjatë një procedure mjekësore, një pjesë e gjakut tim merret nga trupi, modifikohet dhe kthehet në trupin tim? A jam i vetëdijshëm se refuzimi i të gjitha procedurave mjekësore që kanë të bëjnë me gjakun tim, do të thotë se nuk pranoj të më bëhen analiza gjaku, dializa ose makina zemër-mushkëri?’

Tabela në faqen 216

Çdo i krishterë duhet të vendosë vetë deri në ç’pikë do të lejojë që të përdoret gjaku i tij gjatë një procedure kirurgjike. E njëjta gjë vlen për analizat mjekësore dhe terapitë aktuale që përfshijnë nxjerrjen e një sasie të vogël gjaku nga pacienti, ndoshta modifikimin e tij në ndonjë mënyrë dhe pastaj injektimin përsëri në trupin e pacientit.

PYETJE QË MUND T’I BËSH MJEKUT

Nëse duhet t’i nënshtrohesh një ndërhyrjeje kirurgjike a mjekimi që mund të përfshijë një produkt të gjakut, sigurohu që ta kesh me vete autorizimin mjekësor për kohë të pacaktuar (AKP), nëse përdoret në vendin tënd, ose ndonjë dokument tjetër ligjor të vlefshëm që mund të të mbrojë nga transfuzionet e gjakut. Veç kësaj, mund t’i bësh mjekut pyetjet e mëposhtme:

  • A e di i gjithë personeli mjekësor që do të merret me mua se, si Dëshmitar i Jehovait, kërkoj që të mos më bëhet në asnjë rrethanë asnjë transfuzion gjaku (gjak komplet, rruaza të kuqe, rruaza të bardha, pllakëza ose plazmë)?

  • Në qoftë se më rekomandon një ilaç që përmban fraksione gjaku, a mund të më shpjegosh përbërjen? Në ç’sasi mund të më jepet ky ilaç e në ç’mënyrë?

  • Nëse ndërgjegjja ma lejon ta pranoj këtë fraksion gjaku, cilat janë rreziqet mjekësore? Ç’terapi tjetër mund të përdoret?

Para se të vendosësh për sa thamë më lart, shprehja merakun tënd në lutje Jehovait. Ai premton se do t’u japë mençurinë e nevojshme atyre që ‘vazhdojnë t’ia kërkojnë’ me besim të plotë.​​—Jakovi 1:​5, 6.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo