BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • bm pjesa 18 f. 21
  • Jezui bën mrekulli

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Jezui bën mrekulli
  • Bibla: Cili është mesazhi i saj?
  • Material i ngjashëm
  • Mrekullitë e Jezuit: Çfarë mund të mësosh prej tyre?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
  • «Krishti është fuqia e Perëndisë»
    T’i afrohemi Jehovait
  • Çfarë mund të mësojmë nga mrekullitë e Jezuit?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2023 (Për studim)
  • Mrekullitë​—Të vërteta apo të trilluara?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
Shih më tepër
Bibla: Cili është mesazhi i saj?
bm pjesa 18 f. 21
Jezui prek sytë e një të verbri dhe e shëron

PJESA 18

Jezui bën mrekulli

Me mrekullitë që bën, Jezui tregon si do ta përdorë fuqinë e tij si Mbret

PERËNDIA i dha fuqi Jezuit të bënte gjëra që njerëzit e tjerë nuk i bënin dot. Ai bëri shumë mrekulli, shpesh para turmave me dëshmitarë okularë. Ato mrekulli treguan se Jezui ka fuqi mbi armiqtë dhe mbi pengesat që njerëzit e papërsosur kurrë s’kanë arritur t’i heqin. Shqyrtoni disa shembuj.

Siguroi ushqim dhe pije. Mrekullia e parë e Jezuit ishte kthimi i ujit në verë të mirë. Në dy raste të tjera, vetëm me disa bukë e peshq ushqeu me mijëra njerëz të uritur. Në të dyja rastet, pati ushqim të mjaftueshëm për të gjithë.

Shëroi sëmundjet. Jezui shëroi njerëz që kishin «çdo lloj lëngate e sëmundjeje». (Mateu 4:23) Shëroi të verbër, të shurdhër, të lebrosur, epileptikë, të çalë, sakatë e të gjymtuar. S’kishte asnjë lloj sëmundjeje që s’e shëronte dot.

Kontrolloi motin e keq. Kur Jezui dhe dishepujt e tij po kalonin përmes detit të Galilesë, shpërtheu një stuhi e egër. Dishepujt i zuri paniku. Kurse Jezui thjesht i foli stuhisë: «Pusho! Hesht!» Sakaq u bë një qetësi e madhe. (Marku 4:37-39) Një herë tjetër, eci mbi ujë gjatë një stuhie të frikshme.—Mateu 14:24-33.

Dëboi frymërat e liga. Frymërat e liga janë ku e ku më të forta se njerëzit. Shumë njerëz nuk kanë arritur të shkëputen nga ndikimi i këtyre armiqve të ligj të Perëndisë. Por, në mjaft raste, kur Jezui i urdhëronte frymërat të dilnin nga njerëzit, ua shkëpuste kontrollin që kishin mbi ta. Ai s’kishte frikë nga frymërat e liga. Përkundrazi, ato e njihnin autoritetin e tij dhe e kishin frikë.

Mposhti vdekjen. E quajtur me të drejtë «armiku i fundit», vdekja është një armik që asnjë njeri s’e mposht dot. (1 Korintasve 15:26) Megjithatë, Jezui ringjalli të vdekurit, duke i kthyer një vejushe djalin e vetëm dhe prindërve të pikëlluar vajzën e vogël. Në një rast të jashtëzakonshëm, Jezui ringjalli mikun e tij të ngushtë, Lazarin, para një turme njerëzish që vajtonin, ndonëse ai kishte rreth katër ditë që kishte vdekur. Edhe armiqtë më të betuar të Jezuit e pranuan se ai e kishte kryer këtë mrekulli.—Gjoni 11:38-48; 12:9-11.

Pse i kreu Jezui tërë ato mrekulli? Në fund të fundit, a nuk vdiqën përsëri të gjithë ata që ndihmoi? Po, por mrekullitë e Jezuit patën dobi të përhershme. Ato treguan se të gjitha profecitë mahnitëse për sundimin e Mbretit mesianik, në fakt kishin një bazë. S’ka pse të dyshojmë nëse Mbreti i emëruar nga Perëndia mund të zhdukë urinë, sëmundjet, motin e keq, frymërat e liga ose vdekjen. Ai tashmë e ka treguar se Perëndia i ka dhënë fuqinë t’i bëjë të gjitha këto.

—Bazuar në librat e Mateut, Markut, Lukës dhe Gjonit.

  • Si tregoi Jezui se kishte fuqi: të siguronte ushqim e pije; të shëronte sëmundjet; të kontrollonte motin e keq; të dëbonte frymërat e liga; të mposhtte vdekjen?

  • Ç’tregojnë mrekullitë e Jezuit për mbretërimin e tij në të ardhmen mbi tokën?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo