BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • bm pjesa 22 f. 25
  • Apostujt predikojnë pa frikë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Apostujt predikojnë pa frikë
  • Bibla: Cili është mesazhi i saj?
  • Material i ngjashëm
  • Jezui zgjedh Saulin
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Kongregacioni hyri «në një periudhë paqeje»
    ‘Të japim dëshmi të plotë’ për Mbretërinë e Perëndisë
  • Krishti në të djathtë të Perëndisë
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • Persekutuesi sheh një dritë të madhe
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
Shih më tepër
Bibla: Cili është mesazhi i saj?
bm pjesa 22 f. 25
Apostujt flasin para Sinedrit

PJESA 22

Apostujt predikojnë pa frikë

Kongregacioni i krishterë rritet me të shpejtë, pavarësisht nga përndjekja

DHJETË ditë pasi Jezui u ngjit në qiell, rreth 120 dishepuj të tij u mblodhën në një shtëpi në Jerusalem, gjatë festës judaike të Ditës së Pesëdhjetë të vitit 33 të e.s. Papritur, shtëpinë ku ishin mbledhur e mbushi një zhurmë si ajo e një ere të furishme. Me anë të një mrekullie, dishepujt nisën të flitnin në gjuhë që s’i dinin. Si shpjegoheshin këto ngjarje të çuditshme? Perëndia u kishte dhënë dishepujve frymën e shenjtë.

Jashtë ishte një turmë vizitorësh që kishin ardhur nga shumë vende për festën. Ata u mahnitën kur dëgjuan që dishepujt e Jezuit flitnin rrjedhshëm në gjuhët e tyre. Duke shpjeguar ç’kishte ndodhur, Pjetri iu referua profecisë së profetit Joel se Perëndia ‘do të derdhte’ frymën e tij që do t’u jepte dhurata të mrekullueshme atyre që e merrnin. (Joeli 2:28, 29) Kjo dëshmi e fuqishme e frymës së shenjtë tregoi qartë se kishte ndodhur një ndryshim i rëndësishëm: Perëndia nuk miratonte më Izraelin, por kongregacionin e krishterë të sapoformuar. Ata që donin t’i shërbenin Perëndisë në mënyrë të pranueshme, tani duhej të bëheshin dishepuj të Krishtit.

Ndërkohë, kundërshtimi u shtua dhe armiqtë i hodhën në burg dishepujt. Por gjatë natës, engjëlli i Jehovait hapi dyert e burgut dhe u tha dishepujve të vazhdonin të predikonin. Sapo agoi, ata bënë pikërisht ashtu. Hynë në tempull dhe nisën të predikonin lajmin e mirë për Jezuin. Kundërshtarët fetarë u tërbuan dhe i urdhëruan të mos predikonin më. Pa frikë, apostujt u përgjigjën: «Ne duhet t’i bindemi Perëndisë si sundimtar, dhe jo njerëzve.»—Veprat 5:28, 29.

Përndjekja u intensifikua. Disa judenj akuzuan për blasfemi dishepullin Stefan dhe e vranë me gurë. Një i ri, Sauli nga Tarsi, e pa vrasjen dhe e miratoi. Më pas shkoi në Damask që të arrestonte të gjithë dishepujt e Krishtit. Ndërsa Sauli ishte rrugës, rreth tij vetëtiu një dritë nga qielli dhe një zë i tha: «Saul, Saul, pse po më përndjek?» I verbuar nga drita, Sauli pyeti: «Kush je ti?» Zëri iu përgjigj: «Jam Jezui.»—Veprat 9:3-5.

Tri ditë më vonë, Jezui dërgoi një dishepull me emrin Anania që t’i kthente shikimin Saulit. Sauli u pagëzua dhe nisi të predikonte me guxim për Jezuin. Ai u njoh si apostulli Pavël dhe u bë një pjesëtar i zellshëm i kongregacionit të krishterë.

Deri atëherë dishepujt e Jezuit ua kishin shpallur lajmin e mirë për Mbretërinë e Perëndisë vetëm judenjve dhe samaritanëve. Tani një engjëll iu shfaq Kornelit, një oficeri romak që i frikësohej Perëndisë, dhe i tha të dërgonte njerëz të thërritnin apostullin Pjetër. I shoqëruar nga disa të tjerë, Pjetri i predikoi Kornelit dhe familjes së tij. Ndërsa Pjetri fliste, fryma e shenjtë u derdh mbi ata besimtarë johebrenj dhe apostulli i udhëzoi të pagëzoheshin në emër të Jezuit. Tani udha drejt jetës së përhershme u ishte hapur edhe njerëzve të të gjitha kombeve. Kongregacioni ishte gati ta përhapte anekënd lajmin e mirë.

—Bazuar te Veprat 1:1–11:21.

  • Ç’ndodhi gjatë festës së Ditës së Pesëdhjetë?

  • Si reaguan armiqtë ndaj predikimit të dishepujve të Jezuit?

  • Si iu hap udha drejt jetës së përhershme njerëzve të të gjitha kombeve?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo