BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • bm pjesa 26 f. 30
  • Toka bëhet përsëri Parajsë!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Toka bëhet përsëri Parajsë!
  • Bibla: Cili është mesazhi i saj?
  • Material i ngjashëm
  • Libri biblik numër 66​—Zbulesa
    «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm»
  • Libri i Zbulesës—Cili është kuptimi i tij?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • «Sihariq» nga Apokalipsi
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Të jemi lexues të lumtur të librit të Zbulesës
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
Shih më tepër
Bibla: Cili është mesazhi i saj?
bm pjesa 26 f. 30
Jezui ulet në fronin e tij në Mbretëri

PJESA 26

Toka bëhet përsëri Parajsë!

Me anë të Mbretërisë me Mbret Krishtin, Jehovai shenjtëron emrin e Tij, shfajëson sovranitetin e Tij dhe zhduk çdo ligësi

LIBRI i fundit i Biblës, i quajtur Zbulesa ose Apokalipsi, i jep shpresë gjithë njerëzimit. Ky libër i dokumentuar nga apostulli Gjon përmban vegime që arrijnë kulmin me plotësimin e qëllimit të Jehovait.

Në vegimin e parë, Jezui i ringjallur lavdëron dhe ndreq disa kongregacione. Vegimi tjetër na çon para fronit qiellor të Perëndisë, ku krijesat qiellore i thurin lavde.

Ndërsa qëllimi i Perëndisë shkon drejt përmbushjes, Qengji, Jezu Krishti, merr një rrotull me shtatë vula. Me hapjen e katër rrotullave të para, në skenën botërore hyjnë disa kalorës simbolikë. I pari është Jezui në një kalë të bardhë e i kurorëzuar si Mbret. Pas tij vijnë kalorës në kuaj me ngjyra të ndryshme, që paraqitin në mënyrë profetike luftëra, zi buke dhe murtaja. Të gjitha këto ndodhin gjatë ditëve të fundit të këtij sistemi. Kur hapet vula e shtatë bien shtatë trumbeta simbolike, që tregojnë shpallje të gjykimeve të Perëndisë. Këto sinjalizojnë shtatë plagë simbolike ose shprehje të zemërimit të Perëndisë.

Në qiell themelohet Mbretëria e Perëndisë, e paraqitur si një djalë i sapolindur. Shpërthen lufta dhe Satanai me engjëjt e tij të ligj hidhen në tokë. «Mjerë ti tokë»,—thotë një zë i fortë. Djalli ka zemërim të madh, ngaqë e di se ka një periudhë kohe të shkurtër.—Zbulesa 12:12.

Gjoni sheh Jezuin në qiell, të paraqitur si një qengj, e bashkë me të janë 144.000 të zgjedhur nga mesi i njerëzimit. Këta «do të mbretërojnë me» Jezuin. Kështu Zbulesa tregon se pjesëtarët dytësorë të farës do të jenë gjithsej 144.000.—Zbulesa 14:1; 20:6.

Sundimtarët e tokës mblidhen në Harmagedon, që është ‘lufta e ditës së madhe të Perëndisë së Plotfuqishëm’. Ata luftojnë kundër atij që rri mbi kalin e bardhë, domethënë Jezuit, i cili udhëheq ushtritë qiellore. Të gjithë sundimtarët e kësaj bote shkatërrohen. Satanai lidhet, dhe Jezui me të 144.000-t mbretërojnë mbi tokë «për një mijë vjet». Në fund të një mijë vjetëve, Satanai shkatërrohet.—Zbulesa 16:14; 20:4.

Ç’do t’u sjellë njerëzve të bindur Mbretërimi Mijëvjeçar i Krishtit me bashkësundimtarët e tij? Gjoni shkruan: «[Jehovai] do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre. Nuk do të ketë më vdekje. As vajtim, as klithmë, as dhembje nuk do të ketë më. Gjërat e mëparshme shkuan.» (Zbulesa 21:4) Toka bëhet parajsë!

Kështu, libri i Zbulesës plotëson mesazhin e Biblës. Me anë të Mbretërisë mesianike, emri i Jehovait shenjtërohet dhe sovraniteti i tij shfajësohet plotësisht, për gjithë përjetësinë.

—Bazuar në librin e Zbulesës.

  • Çfarë paraqitin kalorësit simbolikë?

  • Cilat gjëra dramatike ndodhin ndërsa qëllimi i Perëndisë shkon drejt përmbushjes?

  • Çfarë është Harmagedoni dhe si do të përfundojë?

«BABILONIA E MADHE»

Në librin e Zbulesës, të gjitha fetë e rreme, domethënë fetë që janë kundër Perëndisë së vërtetë, quhen së bashku ‘prostituta e madhe’. Ajo quhet «Babilonia e madhe» dhe si një prostitutë e shet veten te fuqitë politike të botës. Sipas Zbulesës, në kohën e caktuar nga Perëndia Jehova, këto fuqi do të kthehen kundër kësaj prostitute e do ta shkatërrojnë.—Zbulesa 17:1-5, 16, 17.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo