BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • fg mësimi 2 pyet. 1-5
  • Kush është Perëndia?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kush është Perëndia?
  • Një lajm i mirë nga Perëndia
  • Material i ngjashëm
  • Kush është Perëndia?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Kush është Perëndia?
    Çfarë na mëson Bibla?
  • Cila është e vërteta rreth Perëndisë?
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
  • Pse duhet ta përdorim emrin e Perëndisë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
Shih më tepër
Një lajm i mirë nga Perëndia
fg mësimi 2 pyet. 1-5

MËSIMI 2

Kush është Perëndia?

1. Pse duhet ta adhurojmë Perëndinë?

Perëndia i vërtetë është Krijuesi i gjithçkaje. Nuk ka pasur fillim dhe nuk do të ketë fund kurrë. (Psalmi 90:2) Ai është Burimi i lajmit të mirë që gjejmë në Bibël. (1 Timoteut 1:11) Përderisa Perëndia na ka dhënë jetën, duhet të adhurojmë vetëm atë.​—Lexo Zbulesën 4:11.

2. Si është Perëndia?

Askush s’e ka parë ndonjëherë Perëndinë, sepse ai është Frymë, një formë jete më e lartë se krijesat në tokë. (Gjoni 1:18; 4:24) Sidoqoftë, mund të dallojmë personalitetin e tij nga gjërat që ka krijuar. Për shembull, larmia e frutave dhe e luleve na flet për dashurinë dhe mençurinë e tij. Madhësia e universit zbulon fuqinë e tij.​—Lexo Romakëve 1:20.

Mund të mësojmë akoma më shumë për personalitetin e Perëndisë duke lexuar Biblën. Për shembull, ajo na tregon çfarë i pëlqen e çfarë nuk i pëlqen, si i trajton njerëzit dhe si reagon në situata të ndryshme.​—Lexo Psalmin 103:7-10.

3. A ka emër Perëndia?

Emri i Perëndisë, Jehova, në gjuhë të ndryshme

Jezui tha: «Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt!» (Mateu 6:9) Perëndia ka shumë tituj, por ama ka vetëm një emër. Ai shqiptohet ndryshe në gjuhë të ndryshme. Në shqip zakonisht shqiptohet «Jehova», por disa e shqiptojnë «Jahve».​—Lexo Psalmin 83:18.

Në shumë Bibla, emrin e Perëndisë e kanë hequr dhe e kanë zëvendësuar me titujt Zot ose Perëndi. Por, kur u shkrua Bibla, emri i tij dilte rreth 7.000 herë. Jezui e bëri të njohur emrin e Perëndisë kur u mësoi njerëzve për Të.​—Lexo Gjonin 17:26.

Shih videon A ka emër Perëndia?

4. A interesohet Jehovai për ne?

Dy prindër po kujdesen për fëmijën e sëmurë

Ashtu si ky baba i dashur, Perëndia po vepron për të mirën tonë të përhershme

Sot shohim vuajtje kudo në botë. A tregon kjo se Jehovai është një Perëndi që nuk interesohet për ne? Disa thonë se ai i shkakton vuajtjet që të na vërë në provë, por kjo s’është e vërtetë.​—Lexo Jakovin 1:13.

Perëndia na ka dhënë dinjitet duke na krijuar me vullnet të lirë. A nuk është bukur që kemi liri të zgjedhim t’i shërbejmë Perëndisë? (Josiu 24:15) Megjithatë, shumë njerëz zgjedhin t’u bëjnë keq të tjerëve, prandaj vuajtjet s’kanë të sosur. Jehovai ndien dhembje kur sheh padrejtësi të tilla.​—Lexo Zanafillën 6:5, 6.

Jehovai është një Perëndi që merakoset për ne. Ai dëshiron ta gëzojmë jetën. Së shpejti, do t’i zhdukë vuajtjet dhe ata që i shkaktojnë. Ndërkohë, ka arsye të forta pse po i lejon vuajtjet për një periudhë të kufizuar. Në mësimin 8, do të mësojmë pse.​—Lexo 2 Pjetrit 2:9; 3:7, 13.

5. Si t’i afrohemi Perëndisë?

Një grua po i lutet Perëndisë

Jehovai na fton t’i afrohemi me anë të lutjes. Ai interesohet për secilin nga ne. (Psalmi 65:2; 145:18) Është i gatshëm të na falë. I vëren përpjekjet që bëjmë për ta kënaqur, edhe nëse nganjëherë nuk ia dalim. Pra, edhe pse jemi të papërsosur, mund të gëzojmë miqësi të ngushtë me Perëndinë.​—Lexo Psalmin 103:12-14; Jakovin 4:8.

Përderisa Jehovai na ka dhënë jetën, duhet ta duam më shumë se këdo tjetër. (Marku 12:30) Mund t’ia shprehim dashurinë duke mësuar më tepër për të dhe duke vepruar siç kërkon ai. Kështu do të afrohemi gjithnjë e më shumë me Perëndinë.​— 1 Timoteut 2:4; 1 Gjonit 5:3.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo