BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • yc mësimi 12 f. 26-27
  • Nipi i Pavlit ishte i guximshëm

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Nipi i Pavlit ishte i guximshëm
  • Mësoji fëmijët
  • Material i ngjashëm
  • Nipi i shpëton jetën Pavlit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Komandant
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • «Dëgjoni tani mbrojtjen time!»
    ‘Të japim dëshmi të plotë’ për Mbretërinë e Perëndisë
  • Merr zemër—Jehovai është Ndihma jote
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2020 (Për studim)
Shih më tepër
Mësoji fëmijët
yc mësimi 12 f. 26-27
Nipi i Pavlit flet me komandantin ushtarak

MËSIMI 12

Nipi i Pavlit ishte i guximshëm

Le të mësojmë për një djalë që i shpëtoi jetën dajës së tij. Daja i tij ishte apostulli Pavël. Këtij djali nuk ia dimë emrin, por dimë se ai bëri diçka shumë të guximshme. A dëshiron të dish çfarë bëri? . . .

Pavli ishte në burg në Jerusalem. E kishin arrestuar sepse predikonte për Jezuin. Disa burra të këqij e urrenin Pavlin, prandaj bënë një plan të keq. Ata thanë: ‘Le t’i kërkojmë komandantit ushtarak që ushtarët e tij ta sjellin Pavlin para gjyqit. Ne do të fshihemi rrugës dhe, kur Pavli të kalojë, do ta vrasim.’

Apostulli Pavël i burgosur dëgjon lajme nga nipi

Nipi i Pavlit ia tregoi planin e keq atij dhe komandantit ushtarak

Nipi i tij, djali i motrës, mori vesh për këtë plan. Çfarë duhej të bënte? Ai shkoi në burg te Pavli dhe i tregoi. Menjëherë, Pavli i tha që t’ia tregonte këtë plan të keq komandantit. A mendon se e kishte të lehtë nipi i Pavlit t’ia tregonte komandantit? . . . Jo, sepse komandanti ishte njeri me pozitë. Por, nipi i Pavlit ishte i guximshëm dhe i tregoi.

Komandanti e dinte mirë çfarë të bënte. Mblodhi rreth 500 ushtarë që të mbronin Pavlin. U tha që ta çonin në Cezare që atë natë. A shpëtoi Pavli? . . . Po, burrat e këqij nuk e sulmuan dot. Plani i tyre i keq dështoi.

Çfarë mëson nga ky tregim? . . . Edhe ti mund të jesh guximtar si nipi i Pavlit. Duhet të jemi të guximshëm kur u flasim të tjerëve për Jehovain. A do të jesh i guximshëm dhe të vazhdosh të flasësh për Jehovain? . . . Nëse po, mund t’i shpëtosh jetën dikujt.

LEXO NË BIBLËN TËNDE

  • Veprat 23:12-24

  • Mateu 24:14; 28:18-20

  • 1 Timoteut 4:16

PYETJE:

  • Çfarë plani bënë kundër Pavlit disa burra të këqij?

  • Çfarë bëri nipi i Pavlit? Pse ishte e guximshme ajo që bëri?

  • Si mund të jesh i guximshëm si nipi i Pavlit?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo