BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • yc mësimi 14 f. 30-31
  • Një Mbretëri që do të sundojë mbi gjithë tokën

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një Mbretëri që do të sundojë mbi gjithë tokën
  • Mësoji fëmijët
  • Material i ngjashëm
  • Miqtë e Perëndisë do të jetojnë në parajsë
    Ti mund të jesh miku i Perëndisë!
  • Cili është qëllimi i Perëndisë për tokën?
    Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?
  • Kush do të ringjallet? Ku do të jetojnë?
    Të mësojmë nga Mësuesi i Madh
  • Një Mbretëri që do të ndryshojë mbarë tokën
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
Shih më tepër
Mësoji fëmijët
yc mësimi 14 f. 30-31
Jezu Krishti sundon si Mbret në Parajsën në tokë

MËSIMI 14

Një Mbretëri që do të sundojë mbi gjithë tokën

A e gjen dot për cilën Mbretëri po flasim? . . . Po, është Mbretëria e Perëndisë. Ajo do ta bëjë tokën parajsë. A dëshiron të mësosh më shumë për këtë Mbretëri? . . .

Çdo mbretëri ka një mbret, që sundon mbi popullin e vendit të tij. A e di kush është Mbreti i Mbretërisë së Perëndisë? . . . Është Jezu Krishti. Ai jeton në qiell. Së shpejti, ai do të bëhet Mbret mbi të gjithë njerëzit në tokë. A mendon se do të jemi të lumtur kur Jezui të jetë Mbret mbi gjithë tokën? . . .

Çfarë pret me padurim në Parajsë?

Do të jemi shumë të lumtur! Në Parajsë, njerëzit nuk do të zihen dhe nuk do të shkojnë më në luftë. Të gjithë do ta duan njëri-tjetrin. Askush nuk do të sëmuret ose nuk do të vdesë. Të verbrit do të shohin. Atyre që nuk dëgjojnë do t’u kthehet dëgjimi. Dhe ata që nuk ecin dot do të vrapojnë e do të kërcejnë përpjetë. Do të ketë plot ushqim për të gjithë. Kafshët do të jenë miqësore me njëra-tjetrën dhe me ne. Njerëzit që kanë vdekur, do të kthehen prapë në jetë. Do të ringjallen edhe shumë burra e gra për të cilët ke mësuar në këtë broshurë, si Rebeka, Rahaba, Davidi dhe Elija. A dëshiron t’i takosh kur të rikthehen në jetë? . . .

Jehovai të do dhe dëshiron të jesh i lumtur. Nëse vazhdon të mësosh për Jehovain dhe t’i bindesh, do të jetosh përgjithmonë në një parajsë të bukur! A e dëshiron këtë? . . .

LEXO NË BIBLËN TËNDE

  • Isaia 2:4; 11:6-9; 25:8; 33:24; 35:5, 6

  • Gjoni 5:28, 29; 17:3

PYETJE:

  • Kush është Mbreti i Mbretërisë së Perëndisë?

  • Mbret i kujt do të jetë Jezui?

  • Si do të jetë jeta në tokë kur Jezui të jetë Mbret?

  • Çfarë duhet të bësh nëse dëshiron të jetosh përgjithmonë në Parajsë?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo