BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • hf pjesa 2 pyet. 1-2
  • Qëndrojini besnikë njëri-tjetrit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Qëndrojini besnikë njëri-tjetrit
  • Familja jote mund të jetë e lumtur
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • 1 JEPI PËRPARËSI MARTESËS
  • 2 RUAJ ZEMRËN
  • Kërko ndihmën e Perëndisë për një martesë të lumtur
    Familja jote mund të jetë e lumtur
  • Si ta ruash përkushtimin në martesë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
  • Të trajtosh me respekt bashkëshortin
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Si të ruash paqen me të afërmit?
    Familja jote mund të jetë e lumtur
Shih më tepër
Familja jote mund të jetë e lumtur
hf pjesa 2 pyet. 1-2
Një burrë që i mban çadrën gruas ndërsa i hap derën e makinës

PJESA 2

Qëndrojini besnikë njëri-tjetrit

«Atë që Perëndia e ka bashkuar, asnjeri të mos e ndajë.»—Marku 10:9

Jehovai kërkon nga ne që ‘ta duam besnikërinë’. (Mikea 6:8, BR, anglisht) Kjo është e rëndësishme veçanërisht në martesë, sepse pa besnikëri, nuk ka besim. Dhe, besimi është thelbësor që dashuria të lulëzojë.

Sot besnikëria në martesë është nën sulm. Për të mbrojtur martesën, duhet të jesh i vendosur të bësh dy gjëra.

1 JEPI PËRPARËSI MARTESËS

ÇFARË THOTË BIBLA: ‘Sigurohu për gjërat më të rëndësishme.’ (Filipianëve 1:10) Martesa është një nga gjërat më të rëndësishme në jetë. E meriton t’i japësh përparësi.

Jehovai dëshiron që të përqendrohesh te bashkëshorti dhe ‘ta gëzoni jetën’ së bashku. (Eklisiastiu 9:9) Ai e tregon qartë se nuk duhet ta lësh kurrë pas dore bashkëshortin. Përkundrazi, të dy duhet të gjeni mënyra që ta bëni të lumtur njëri-tjetrin. (1 Korintasve 10:24) Bëje bashkëshortin ta ndiejë se ke nevojë për të dhe se e vlerëson.

Një burrë që i çon gruas një pije të ngrohtë; burri kthehet në shtëpi dhe e gjen gruan duke gatuar

JA Ç’MUND TË BËSH:

  • Sigurohuni që të kaloni rregullisht kohë së bashku, duke i kushtuar vëmendje të plotë njëri-tjetrit

  • Mendo «ne» dhe jo «unë»

Një çift në piknik

2 RUAJ ZEMRËN

ÇFARË THOTË BIBLA: «Kushdo që vazhdon ta shikojë një grua aq sa ta dëshirojë, tashmë ka kryer kurorëshkelje me të në zemrën e vet.» (Mateu 5:28) Nëse dikush bluan në mendje mendime imorale, në njëfarë kuptimi, ai po tregohet jobesnik ndaj bashkëshortit.

Jehovai thotë se duhet ‘të ruash zemrën’. (Proverbat 4:23; Jeremia 17:9) Që ta bësh këtë, duhet të ruash sytë. (Mateu 5:29, 30) Ndiq shembullin e patriarkut Job, i cili kishte bërë një besëlidhje me sytë e tij, që kurrë të mos e shihte me dëshirim një grua tjetër. (Jobi 31:1) Ji i vendosur të mos shohësh kurrë pornografi dhe të mos krijosh lidhje romantike me asnjë tjetër përveç bashkëshortit.

Një burrë që mban fotografinë e gruas mbi tavolinën e punës

JA Ç’MUND TË BËSH:

  • Bëjua të dukshme të tjerëve se je plotësisht i përkushtuar ndaj bashkëshortit

  • Merri parasysh ndjenjat e bashkëshortit dhe jepi fund menjëherë çdo lidhjeje që do ta bezdiste atë

BËJ PJESËN QË TË TAKON

Ji i sinqertë me veten dhe dallo pikat e tua të dobëta. (Psalmi 15:2) Mos u ndie në siklet të kërkosh ndihmë. (Proverbat 1:5) Nëse ke mendime imorale, vazhdo t’i luftosh. Mos u shkurajo. (Proverbat 24:16) Jehovai do t’i bekojë përpjekjet që bën për t’i qëndruar besnik bashkëshortit.

PYET VETEN . . .

  • Si mund të rezervoj më tepër kohë për bashkëshortin?

  • A është bashkëshorti miku im më i ngushtë?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo