Kënga 152
Siguria, forca dhe shpresa jonë
Na ke dhën’ një shpres’, o Jehova,
pa mas’ atë e çmojm’.
Thell’ ajo në zemër na prek
ndaj botës ia tregojm’.
Ndonjëher’ problemet që kalojm’
mund të na shkaktojn’ aq frik’,
sa kjo shpres’ të mos shkëlqej’ më
dhe nga syt’ të na ik’.
(REFRENI)
Siguri, forc’ e shpres’
je për ne, o Jah.
Kur kemi nevoj’, na ndihmon.
Predikojm’ dhe mësojm’
me plot siguri,
se të kemi ty strehën ton’.
Jehova, të lutem, më jep Ti,
një zemër që s’harron!
Si përher’ më ke mbështetur
kur halli më sprovon.
Jan’ mendime që më sjellin forc’,
shpresën mund ta rifitoj.
Me guxim ma mbushin zemrën
që ty të të lëvdoj.
(REFRENI)
Siguri, forc’ e shpres’
je për ne, o Jah.
Kur kemi nevoj’, na ndihmon.
Predikojm’ dhe mësojm’
me plot siguri,
se të kemi ty strehën ton’.
(Shih edhe Psal. 72:13, 14; Prov. 3:5, 6, 26; Jer. 17:7.)