BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • jy kap. 70 f. 166-f. 167 par. 2
  • Jezui shëron një të verbër që nga lindja

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Jezui shëron një të verbër që nga lindja
  • Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • Material i ngjashëm
  • Shëron një burrë që ka lindur i verbër
    Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
  • Farisenjtë nuk duan të besojnë
    Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
  • Farisenjtë ballafaqohen me burrin që ishte i verbër
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • Jezui shëron në Sabat
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
Shih më tepër
Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
jy kap. 70 f. 166-f. 167 par. 2
Një lypësi të verbër i kthehet shikimi pasi lahet në rezervuarin e Siloamit

KAPITULLI 70

Jezui shëron një të verbër që nga lindja

GJONI 9:1-18

  • SHËROHET NJË LYPËS I VERBËR QË NGA LINDJA

Është Sabat dhe Jezui është ende në Jerusalem. Ndërsa ai dhe dishepujt ecin nëpër qytet, shohin një lypës të verbër që nga lindja. Dishepujt e pyesin Jezuin: «Rabi, kush mëkatoi, ai apo prindërit e tij, që lindi i verbër?»—Gjoni 9:2.

Dishepujt nuk besojnë se ky burrë ka mëkatuar në ndonjë jetë tjetër. Megjithatë, mbase vrasin mendjen nëse një njeri mund të mëkatojë ndërsa është në bark të nënës. Jezui u thotë: «Nuk mëkatoi as ky, as prindërit e tij, por falë këtij rasti mund të duken qartë veprat e Perëndisë.» (Gjoni 9:3) Pra, burri nuk është i verbër ngaqë ka gabuar apo mëkatuar ai ose prindërit e tij. Por, meqë të gjithë njerëzit janë të papërsosur si pasojë e mëkatit të Adamit, mund të lindin me të meta fizike, si verbëria. Kjo situatë i jep mundësi Jezuit të tregojë qartë veprat e Perëndisë, ashtu siç ka bërë në raste të tjera kur ka shëruar njerëz.

Jezui thekson sa urgjente është të bëjë këto vepra, kur thotë: «Duhen bërë veprat e Atij që më dërgoi sa është ditë, sepse po vjen nata kur askush nuk mund të punojë. Për sa kohë jam në botë, unë jam drita e botës.» (Gjoni 9:4, 5) Së shpejti, Jezui do të vdesë e do të përfundojë në errësirën e varrit, ku nuk mund të bëjë asgjë. Gjithsesi, sa është gjallë, ai është burim drite për botën.

Jezui i vendos pastë balte në sy një burri të verbër

A do ta shërojë Jezui të verbrin, dhe nëse po, si? Jezui pështyn përtokë, bën pastë prej balte dhe i vendos ca në sy. Pastaj i thotë: «Shko lahu në rezervuarin e Siloamit.» (Gjoni 9:7) Burri i bindet, dhe kur lahet, i vjen shikimi. Përfytyro gëzimin që ndien kur fillon të shohë për herë të parë në jetë!

Fqinjët dhe të gjithë ata që e dinë se ishte i verbër, mrekullohen. Ata pyesin: «A nuk është ky ai që rrinte e lypte?» Disa përgjigjen: «Po, ai është.» Të tjerë nuk e besojnë dot ç’ka ndodhur dhe thonë: «Jo, thjesht i ngjan.» Por burri ua kthen: «Unë jam.»—Gjoni 9:8, 9.

Prandaj e pyesin: «Po si t’u hapën sytë atëherë?» Ai u përgjigjet: «Njeriu që quhet Jezu, bëri një pastë me baltë, m’i leu sytë me të dhe më tha: ‘Shko në Siloam dhe lahu.’ Kështu shkova, u lava dhe më erdhën sytë.» Pastaj e pyesin: «Ku është ai njeri?» Lypësi përgjigjet: «Nuk e di.»—Gjoni 9:10-12.

Njerëzit e çojnë burrin te farisenjtë, që po ashtu duan të dinë se si i erdhi shikimi. Ai u thotë: «Më vuri mbi sy një pastë prej balte, u lava dhe shoh.» Do të ishte më se e natyrshme që farisenjtë të gëzojnë bashkë me lypësin. Por në vend të kësaj, disa prej tyre e kritikojnë Jezuin me fjalët: «Ky njeri nuk është nga Perëndia, sepse nuk e mban Sabatin.» Kurse të tjerë thonë: «E si mund të kryejë shenja si këto një mëkatar?!» (Gjoni 9:15, 16) Kështu ata përçahen.

Ngaqë nuk bien dot në një mendje, farisenjtë i drejtohen burrit që i ka ardhur shikimi, dhe e pyesin: «Po ti, çfarë thua për të, sepse ty t’i hapi sytë?» Pa hezituar aspak, burri përgjigjet: «Ai është profet.»—Gjoni 9:17.

Farisenjtë nuk duan t’u besojnë fjalëve të tij. Mbase mendojnë se ai dhe Jezui kanë thurur plane të mashtrojnë njerëzit. Ata arrijnë në përfundimin se një mënyrë për të zgjidhur këtë çështje, është të pyesin prindërit e lypësit nëse kishte qenë vërtet i verbër.

  • Cila është arsyeja që ky burrë është i verbër?

  • Si reagojnë ata që e njohin lypësin e verbër pasi ai fiton shikimin?

  • Ç’mendime të kundërta kanë farisenjtë për sa i përket shërimit të lypësit të verbër?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo