BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • od kap. 12 f. 123-129
  • Të përkrahim veprën e Mbretërisë në zonën tonë dhe në mbarë botën

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të përkrahim veprën e Mbretërisë në zonën tonë dhe në mbarë botën
  • Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • MBËSHTETIM VEPRËN E MBRETËRISË ANEMBANË BOTËS
  • KUJDESEMI PËR NEVOJAT E ÇDO KONGREGACIONI
  • SI VEPROHET ME DHURATAT?
  • SHPENZIMET PËR QARKUN
  • KUJDESEMI PËR TË VARFRIT
  • SHPËRNDAJMË LITERATURË
  • Si financohen aktivitetet e Mbretërisë
    Mbretëria e Perëndisë qeveris!
  • Vepra mbështetet prej kontributeve vullnetare
    Dëshmitarët e Jehovait​—Të bashkuar për të kryer vullnetin e Perëndisë në të gjithë botën
  • Mbikëqyrës që kullotin kopenë
    Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait
  • Mbikëqyrës udhëtues​—bashkëpunëtorë në të vërtetën
    Dëshmitarët e Jehovait​—Të bashkuar për të kryer vullnetin e Perëndisë në të gjithë botën
Shih më tepër
Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait
od kap. 12 f. 123-129

KAPITULLI 12

Të përkrahim veprën e Mbretërisë në zonën tonë dhe në mbarë botën

NË PËRMBUSHJE të profecisë së Jezuit për ditët e fundit, Dëshmitarët e Jehovait e kanë çuar lajmin e mirë «deri në skajin më të largët të tokës». (Vep. 1:8; Mat. 24:14) Për këtë, kanë dhënë me bujari nga koha dhe energjitë e tyre për të përhapur të vërtetat e Biblës. Duke pasur besim se Jehovai i mbështet bashkëpunëtorët e tij, vazhdojnë të vënë Mbretërinë e Perëndisë në vend të parë në jetë. (Mat. 6:25-34; 1 Kor. 3:5-9) Rezultatet tregojnë qartë se kanë miratimin dhe bekimin e Jehovait.

MBËSHTETIM VEPRËN E MBRETËRISË ANEMBANË BOTËS

2 Kur vërejnë metodat tona për të predikuar lajmin e mirë dhe kuptojnë që shpërndajmë Bibla dhe literaturë pa pagesë, disa pyesin: «Si arrihet e gjithë kjo?» Vërtet, shtypja dhe prodhimi i Biblave dhe i literaturës së bazuar tek ajo kushtojnë. Gjithashtu, kosto kanë edhe ndërtimi e mirëmbajtja e shtëpive Bethel ku jetojnë shërbëtorët që punojnë në shtypshkronja, ata që mbikëqyrin veprën e predikimit dhe ata që shërbejnë në mënyra të tjera për të përhapur lajmin e mirë. Veç kësaj, mbikëqyrësit qarkorë, misionarët, pionierët specialë dhe të tjerë në shërbimin special në kohë të plotë marrin ndihmë financiare modeste që i ndihmon të vazhdojnë veprën e tyre. Është e qartë se, për të predikuar lajmin e mirë sot, qoftë në zonën tonë, qoftë në mbarë botën, shpenzohen shuma të mëdha parash. Nga vijnë këto para?

3 Shumë që e vlerësojnë veprën e arsimimit nga Bibla të Dëshmitarëve të Jehovait, japin me kënaqësi dhurata për veprën mbarëbotërore. Gjithsesi, vepra jonë mbështetet kryesisht nga vetë Dëshmitarët, disa nga të cilët dërgojnë kontribute vullnetare në zyrat e degëve të Dëshmitarëve të Jehovait. Ata shfaqin të njëjtën frymë gatishmërie që shfaqën shërbëtorët e Perëndisë në lashtësi, të cilët mbështetën me bujari ndërtimin e vendit të adhurimit të Jehovait. (Eks. 35:20-29; 1 Kron. 29:9) Disa dhurata merren nga prona të lëna me testament, kurse të tjera vijnë nga individë, kongregacione e qarqe dhe zakonisht janë në shuma të vogla. Të marra së bashku, të gjitha këto dhurata sigurojnë fondet që vepra të vazhdojë.

Dëshmitarët e Jehovait e konsiderojnë privilegj t’i përdorin paratë e tyre dhe gjëra të tjera materiale për të përkrahur veprën e predikimit

4 Dëshmitarët e Jehovait e konsiderojnë privilegj t’i përdorin paratë e tyre dhe gjëra të tjera materiale për të përkrahur veprën e predikimit. Jezui dhe dishepujt mbanin një kuti parash, nga e cila merrnin pará për të mbuluar shpenzimet. (Gjoni 13:29) Bibla flet për gra që i shërbyen Jezuit dhe dishepujve të tij. (Mar. 15:40, 41; Luka 8:3) Apostulli Pavël pranoi me mirënjohje ndihmën materiale që i dhanë me dashuri ata që ishin të interesuar për të përhapur lajmin e mirë e që dëshironin ta ndihmonin sadopak për shërbimin. (Filip. 4:14-16; 1 Sel. 2:9) Dëshmitarët e Jehovait vazhdojnë të imitojnë këta shembuj të lashtë të shërbimit të zellshëm e të dhënies bujare. Në këtë mënyrë, kudo qofshin, njerëzit me zemër të ndershme kanë mundësinë të marrin «falas ujin e jetës».—Zbul. 22:17.

KUJDESEMI PËR NEVOJAT E ÇDO KONGREGACIONI

5 Edhe shpenzimet e çdo kongregacioni mbulohen me kontribute vullnetare. Nuk bëhen mbledhje parash, as nuk ekzistojnë kuota të caktuara dhe as nuk bëhen thirrje për të mbledhur para. Në vendet e mbledhjeve ka kuti kontributesh, kështu që çdo njeri mund të japë «ashtu si ka vendosur në zemër».—2 Kor. 9:7.

6 Paratë që dhurohen, përdoren së pari për funksionimin dhe mirëmbajtjen e Sallës së Mbretërisë. Trupi i pleqve mund të vendosë që një pjesë e parave t’i dërgohet zyrës së degës së Dëshmitarëve të Jehovait në atë vend, që t’i përdorë për veprën në mbarë botën. Për këtë, kongregacioni do të miratojë një rezolutë. Në këtë mënyrë, shumë kongregacione dhurojnë rregullisht për veprën mbarëbotërore. Nëse të gjithë jemi të vetëdijshëm ndaj nevojave lokale që lindin herë pas here, nuk do të jetë e nevojshme që të bëhen njoftime të shpeshta në lidhje me dhuratat.

SI VEPROHET ME DHURATAT?

7 Pas çdo mbledhjeje, dy vëllezër marrin paratë që janë hedhur në kutitë e kontributeve dhe mbajnë një regjistrim. (2 Mbret. 12:9, 10; 2 Kor. 8:20) Trupi i pleqve do të marrë masat e duhura për t’i ruajtur këto fonde, deri në kohën kur mund t’i dërgohen zyrës së degës ose të përdoren për nevojat e kongregacionit. Vëllai që merret me llogarinë e kongregacionit përgatit çdo muaj një raport llogarie për të njoftuar kongregacionin dhe, çdo tre muaj, koordinatori i trupit të pleqve kujdeset që të bëhet një kontroll i llogarisë.

SHPENZIMET PËR QARKUN

8 Shpenzimet që bëhen me rastin e asambleve, bashkë me shpenzime të tjera për qarkun, mbulohen nga dhuratat që japin Dëshmitarët e çdo qarku. Në asamble ka kuti kontributesh, kështu që mund të bëhen kontribute vullnetare për qarkun. Kongregacionet mund t’i bëjnë këto dhurata edhe në momente të tjera, për të mbuluar shpenzimet e vazhdueshme.

9 Gjëja më e mirë është që qarqet të mbulojnë të gjitha shpenzimet e nevojshme, dhe fondet që mbeten të dhurohen për veprën mbarëbotërore. Nëse fondet që janë në llogarinë e qarkut nuk mjaftojnë për të paguar shpenzimet e asamblesë ose shpenzimet fillestare të asamblesë vijuese, si për shembull kapari që paguhet për të marrë me qira një ndërtesë, atëherë mbikëqyrësi qarkor mund të udhëzojë që të njoftohen kongregacionet për privilegjin që të bëjnë dhurata. Çdo trup pleqsh do ta shqyrtojë çështjen dhe do të përcaktojë sa mund të dhurojë kongregacioni për fondin e qarkut. Pastaj do t’ia parashtrojnë këtë kongregacionit me anë të një rezolute.

10 Kur pleqtë e qarkut duhet të diskutojnë çështje financiare, bëjnë një mbledhje ditën e asamblesë qarkore. Pleqtë duhet të miratojnë rezoluta për të gjitha vendimet, përveç atyre që kanë të bëjnë me shpenzime të caktuara të qarkut. Në këto rezoluta duhet të shkruhet sasia e saktë e parave dhe ato duhet të paraqiten për miratim sa herë që përdoren fondet e qarkut.

11 Duhen marrë masa për një verifikim të rregullt të llogarisë së qarkut.

KUJDESEMI PËR TË VARFRIT

12 Një nga qëllimet pse Jezui dhe dishepujt mbanin një kuti parash, ishte të ndihmonin të varfrit. (Mar. 14:3-5; Gjoni 13:29) Kjo përgjegjësi e krishterë vazhdon ende, sepse Jezui tha: «Të varfrit do t’i keni gjithmonë.» (Mar. 14:7) Si kujdesen Dëshmitarët e Jehovait sot për këtë përgjegjësi?

13 Nganjëherë, shërbëtorë besnikë në kongregacion mund të kenë nevojë për ndihmë materiale, për shkak të moshës së shkuar, të sëmundjeve ose të ndonjë problemi tjetër që s’varet prej tyre. Pjesëtarët e familjes, të afërmit dhe të tjerë që e kuptojnë këtë nevojë, mund të ndihen të nxitur të ndihmojnë. Kjo është në përputhje me fjalët e apostullit Gjon: «Si mund ta dojë Perëndinë ai që ka gjithë të mirat e kësaj bote, e megjithatë, kur sheh vëllanë e vet në nevojë, e mbyll zemrën e nuk i tregon dhembshuri? Fëmijët e mi të vegjël, le të mos duam veç me fjalë e me gojë të ëmbël, por me vepra e të vërtetë.» (1 Gjon. 3:17, 18; 2 Sel. 3:6-12) Adhurimi i vërtetë përfshin të kujdesemi për shërbëtorët besnikë që mund të kenë nevojë për ndihmë materiale.—Jak. 1:27; 2:14-17.

14 Në Letrën e parë drejtuar Timoteut, apostulli Pavël shpjegoi se si mund t’u sigurohet ndihmë materiale atyre që e meritojnë. Këshillën e tij mund ta lexosh te 1 Timoteut 5:3-21. Çdo i krishterë ka përgjegjësinë kryesore që të kujdeset për nevojat e familjes së vet. Të moshuarit a të sëmurët duhen ndihmuar nga fëmijët e tyre, nga nipërit ose nga të afërm të tjerë të ngushtë. Disa herë, ndihma financiare jepet nëpërmjet programeve shtetërore ose sociale, prandaj të afërmit ose të tjerët mund ta ndihmojnë nevojtarin që të aplikojë për këtë ndihmë. Mund të lindë ndonjë situatë, ku është e nevojshme që i gjithë kongregacioni të marrë në shqyrtim sigurimin e ndonjë lloj ndihme për disa vëllezër dhe motra në nevojë, të cilët kanë shërbyer me besnikëri për një kohë të gjatë. Nëse këta individë nuk kanë familjarë a të afërm të tjerë dhe nuk ka ndihmë të mjaftueshme nga organizmat shtetërorë, trupi i pleqve mund të bëjë rekomandimet e duhura për të siguruar ndihmë. Të krishterët e konsiderojnë privilegj t’i ndajnë zotërimet e tyre materiale me ata që kanë nevojë.

15 Shumë vëllezër dhe motra mund të gjenden në nevojë si rrjedhojë e përndjekjes, luftërave, tërmeteve, përmbytjeve, zive të bukës a ndonjë katastrofe tjetër, të cilat janë të zakonshme në këto kohë kritike. (Mat. 24:7-9) Kongregacionet vendëse mund të mos kenë asgjë për t’i dhënë njëri-tjetrit. Prandaj Trupi Udhëheqës koordinon përpjekjet e vëllezërve nga vende të tjera, për të siguruar gjërat e nevojshme. Kjo ngjan me mënyrën si të krishterët në Azinë e Vogël siguruan ushqime për vëllezërit në Jude gjatë një zie buke. (1 Kor. 16:1-4; 2 Kor. 9:1-5) Duke ndjekur shembullin e tyre, tregojmë se i duam vëllezërit dhe se jemi dishepuj të vërtetë të Jezu Krishtit.—Gjoni 13:35.

SHPËRNDAJMË LITERATURË

16 Biblat dhe literatura e bazuar tek ajo luajnë rol të rëndësishëm në përhapjen e mesazhit të Mbretërisë. Zakonisht, një shërbëtor kongregacioni caktohet nga trupi i pleqve të kujdeset për furnizimin me literaturë të kongregacionit. Vëllezërit që caktohen për t’u kujdesur për literaturën, e marrin seriozisht përgjegjësinë e tyre. Mbajnë regjistrime të sakta që të ketë sasi të mjaftueshme literature për nevojat e kongregacionit.

17 Si të krishterë të kushtuar, e pranojmë që koha jonë, aftësitë mendore dhe fizike, talentet dhe zotërimet materiale, madje edhe vetë jeta jonë, janë dhurata nga Perëndia dhe duhen përdorur në shërbim të tij. (Luka 17:10; 1 Kor. 4:7) Duke i përdorur siç duhet të gjitha këto, tregojmë sa shumë e duam Jehovain. Dëshirojmë ta nderojmë Jehovain me gjërat tona me vlerë, duke ditur se i pëlqen çdo dhuratë që i japim si shprehje e përkushtimit tonë me gjithë shpirt. (Prov. 3:9; Mar. 14:3-9; Luka 21:1-4; Kolos. 3:23, 24) Jezui tha: «Falas morët, falas jepni.» (Mat. 10:8) Kur japim energjitë dhe të ardhurat tona në shërbim të Jehovait, provojmë gëzimin më të madh që vjen kur jep.—Vep. 20:35.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo