BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ypq pyetja 7 f. 21-23
  • Si ta përballoj presionin për të bërë seks?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si ta përballoj presionin për të bërë seks?
  • Të rinjtë pyesin: 10 pyetje marrin përgjigje
  • Material i ngjashëm
  • A do ta forcojnë lidhjen tonë marrëdhëniet seksuale?
    Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike, Vëllimi 1
  • A do ta forcojnë lidhjen tonë marrëdhëniet seksuale?
    Zgjohuni!—2010
  • Si t’i rezistoj presionit për të bërë seks?
    Të rinjtë pyesin
  • Si mund t’i shpjegoj bindjet që kam për seksin?
    Të rinjtë pyesin
Shih më tepër
Të rinjtë pyesin: 10 pyetje marrin përgjigje
ypq pyetja 7 f. 21-23
Një adoleshente refuzon prerazi propozimin për seks të një djali

PYETJA 7

Si ta përballoj presionin për të bërë seks?

PSE KA RËNDËSI

Vendimet e tua për seksin do të ndikojnë gjatë tek e ardhmja jote.

ÇFARË DO TË BËJE TI?

Imagjino këtë situatë: Ana ka vetëm dy muaj që del me Klajdin, por ndihet sikur ka gjithë jetën që e njeh. I shkruajnë vazhdimisht mesazhe njëri-tjetrit dhe flasin për orë të tëra në telefon. Madje ia marrin fjalët nga goja njëri-tjetrit! Por tani, Klajdi kërkon më shumë se muhabet.

Dy muajt e fundit Klajdi dhe Ana thjesht janë kapur për dore dhe kanë shkëmbyer ndonjë puthje të shkurtër, por asgjë më tepër. Ana nuk do që të shkojë më larg. Por nuk do as ta humbasë Klajdin. Askush nuk e bën të ndihet kaq e bukur, kaq e veçantë. «Në fund të fundit,​—thotë me vete,—​unë dhe Klajdi duhemi.»

Nëse je aq i rritur sa të lidhesh me dikë dhe do të ishe në situatën e Anës, çfarë do të bëje?

NDALU E MENDO

Një rrobë përdoret si leckë për të pastruar

Seksi është dhuratë nga Perëndia vetëm për të martuarit. Seksi paramartesor është keqpërdorimi i kësaj dhurate, njësoj si ta marrësh një rrobë të bukur që ta kanë bërë dhuratë e ta përdorësh si leckë për të pastruar

Po të shpërfillësh një ligj fizik, siç është ligji i rëndesës, do të vuash pasojat. E njëjta gjë ndodh edhe nëse shpërfill një ligj moral, si: «Rrini larg nga kurvëria.»​—1 Selanikasve 4:3.

Cilat janë pasojat kur nuk i bindesh këtij urdhri? Bibla thotë: «Ai që praktikon kurvërinë, mëkaton kundër trupit të vet.» (1 Korintasve 6:18) Pse është e vërtetë kjo?

Studiuesit kanë zbuluar se shumë të rinj që kanë kryer seks para martese, zakonisht përjetojnë një ose më shumë nga pasojat e mëposhtme.

  • DËSHPËRIM. Shumica e të rinjve që bëjnë seks para martese thonë se më vonë pendohen.

  • MOSBESIM. Pasi kryejnë marrëdhënie, të dy partnerët pyesin veten: «Me kë tjetër ka shkuar?»

  • ZHGËNJIM. Thellë-thellë, shumë vajza do të donin dikë që i mbron, jo që i shfrytëzon. Kurse mjaft djem thonë se nuk i tërheq më aq shumë një vajzë që u dorëzohet.

  • Përfundimi: Nëse dorëzohesh e bën seks para martese, poshtëron veten duke humbur diçka me vlerë. (Romakëve 1:24) Trupi yt është tepër i çmuar për t’u çuar dëm.

Trego se ke forcë karakteri për t’u larguar nga imoraliteti. (1 Selanikasve 4:3) E nëse një ditë martohesh, do të kryesh marrëdhënie seksuale. Dhe do të kënaqesh plotësisht, pa shqetësimin, keqardhjen dhe pasigurinë që shoqërojnë kaq shpesh seksin para martese.​—Proverbat 7:22, 23; 1 Korintasve 7:3.

SI MENDON?

  • Ai që të do vërtet, a do ta vinte në rrezik mirëqenien tënde fizike dhe emocionale?

  • Ai që interesohet vërtet për ty, a do të të tundonte që të rrezikoje marrëdhënien me Perëndinë?​—Hebrenjve 13:4.

PËR VAJZAT

Një adoleshente e ulur që mendon

Disa çuna kanë thënë se nuk do të martoheshin kurrë me një vajzë me të cilën kanë kryer marrëdhënie. Pse? Sepse preferojnë një gocë të dëlirë.

A nuk të befason kjo, mbase edhe të acaron? Atëherë mos harro: filmat dhe programet televizive e ngrenë në qiell seksin midis adoleshentëve dhe e paraqesin si zbavitje të padëmshme e madje si dashuri të vërtetë.

Por mos u trego naive! Ata që duan të ta prishin mendjen që të bësh seks para martese, kërkojnë vetëm interesat e tyre.​—1 Korintasve 13:4, 5.

PËR DJEMTË

Një adoleshent i ulur që mendon

Nëse je lidhur me një vajzë, pyet veten: «A i dua vërtet të mirën të dashurës?» Nëse përgjigjja është po, si ta tregosh me vepra? Duke pasur forcën për të mbajtur ligjet e Perëndisë, mençurinë për të shmangur rrethanat tunduese dhe dashurinë për t’u kujdesur për të mirën e saj.

Po t’i kesh këto cilësi, me siguri ndjenjat e shoqes sate do të jenë si ato të shulamites së dëlirë, e cila tha: «I shtrenjti im është imi dhe unë jam e tija.» (Kënga e Solomonit 2:16) Me pak fjalë, do të të dojë edhe më tepër.

KËSHILLA

Në qoftë se ndonjë mundohet të ta prishë mendjen me fjalët: «Po të më doje, do ta bëje këtë», përgjigjju me vendosmëri: «Po të më doje mua, nuk do të ma kërkoje këtë.»

Kur bëhet fjalë për sjelljen me seksin tjetër, një rregull i mirë është: nëse bëhet fjalë për diçka që nuk do të doje ta shihnin prindërit, atëherë nuk duhet ta bësh.

HAPAT QË DUA TË BËJ

  • Si do të përgjigjesh nëse dikush të kërkon të bësh seks?

  • Në ç’rrethana do ta kishe të vështirë të thoshe jo?

  • Si do t’i shmangësh këto situata?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo