BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 1 f. 8
  • Perëndia bën qiellin dhe tokën

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Perëndia bën qiellin dhe tokën
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • Perëndia fillon të krijojë
    Libri im i tregimeve biblike
  • Kafshët
    Zgjohuni!—2015
  • Një kopsht i bukur
    Libri im i tregimeve biblike
  • Ai që bëri gjithçka
    Të mësojmë nga Mësuesi i Madh
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 1 f. 8
Kopshti i Edenit

MËSIMI 1

Perëndia bën qiellin dhe tokën

Perëndia Jehova është Krijuesi ynë. Ai bëri çdo gjë, gjërat që shohim dhe ato që nuk shohim. Para se të bënte gjërat që shohim, ai krijoi shumë e shumë engjëj. A e di çfarë janë engjëjt? Ata janë shërbëtorë të Jehovait dhe i ngjajnë atij. Nuk i shohim dot, tamam siç nuk e shohim dot Perëndinë. Engjëlli i parë që krijoi Jehovai, u bë ndihmësi i tij. Ky engjëll e ndihmoi Jehovain kur bëri yjet, planetët dhe gjithë gjërat e tjera. Njëri nga planetët, Toka, është shtëpia jonë e bukur.

Pastaj Jehovai e bëri gati tokën që kafshët dhe njerëzit të jetonin në të. Ai shkaktoi që drita e diellit të ndriçonte tokën. Bëri edhe malet, detet e lumenjtë.

Po më pas, çfarë ndodhi? Jehovai tha: ‘Do të bëj barin, bimët dhe pemët.’ Kështu filluan të rriteshin lloje të ndryshme frutash, perimesh dhe lulesh. Pastaj Jehovai bëri të gjitha kafshët—ato që fluturojnë, notojnë dhe zvarriten. Ai bëri kafshët e vogla, siç janë lepujt, dhe ato të mëdha, siç janë elefantët. Po ty, cila kafshë të pëlqen më shumë?

Më vonë Jehovai i tha engjëllit të parë: ‘Le të bëjmë njeriun.’ Njerëzit do të ishin ndryshe nga kafshët. Do të shpiknin gjëra, do të flisnin, do të qeshnin dhe do të luteshin. Ata do të kujdeseshin për tokën dhe për kafshët. A e di kush ishte njeriu i parë? Le ta shohim.

«Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën.»—Zanafilla 1:1

Pyetje: Kush është Perëndia Jehova? Çfarë krijoi ai?

Zanafilla 1:1-26; Proverbat 8:30, 31; Jeremia 10:12; Kolosianëve 1:15-17

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo