BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 2 f. 10-f. 11 par. 1
  • Krijimi i burrit dhe gruas së parë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Krijimi i burrit dhe gruas së parë
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • Burri dhe gruaja e parë
    Libri im i tregimeve biblike
  • Pse plakemi dhe vdesim?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2019
  • Armiku i fundit, vdekja, asgjësohet
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
  • Vdekja dhe ringjallja e Jezuit—Ç’domethënie kanë për ty?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 2 f. 10-f. 11 par. 1
Adami dhe Eva në kopshtin e Edenit

MËSIMI 2

Krijimi i burrit dhe gruas së parë

Jehovai mbolli një kopsht në një vend që quhej Eden. Kopshti kishte shumë lule, pemë dhe kafshë. Pastaj Perëndia krijoi njeriun e parë, Adamin, nga pluhuri i tokës dhe i fryu në vrimat e hundës. A e di se çfarë ndodhi? Ai filloi të jetonte! Jehovai i dha si punë Adamit të kujdesej për kopshtin dhe t’u vinte emra të gjitha kafshëve.

Jehovai i dha Adamit këtë urdhër të rëndësishëm: ‘Mund të hash nga të gjitha pemët përveçse nga një pemë e veçantë. Nëse ha frytin e kësaj peme, do të vdesësh.’

Më vonë, Jehovai tha: ‘Do t’i bëj një ndihmëse Adamit.’ Ai e vuri Adamin në gjumë të thellë dhe pastaj, me një brinjë të tij krijoi një grua për të. Ajo u quajt Eva. Adami dhe Eva u bënë familja e parë. Si u ndie Adami për gruan e tij? Ai ishte kaq i lumtur sa tha: ‘Shikoni çfarë bëri Jehovai me brinjën time! Më në fund dikush si unë!’

Jehovai i tha Adamit dhe Evës të bënin fëmijë dhe të mbushnin tokën. Ai donte që ata të kënaqeshin duke punuar bashkë ndërsa e kthenin gjithë tokën në parajsë ose në park të bukur, tamam si kopshti i Edenit. Por gjërat nuk shkuan kështu. Pse? Për këtë do të mësojmë më shumë në kapitullin tjetër.

«Ai që i krijoi në fillim, i bëri ata mashkull dhe femër.»—Mateu 19:4

Pyetje: Çfarë pune i dha Jehovai Adamit? Çfarë do t’i ndodhte Adamit dhe Evës nëse do të hanin nga pema që Perëndia u tha të mos e hanin?

Zanafilla 1:27-31; 2:7-9, 15-23; Psalmi 115:16; Mateu 19:4-6

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo