BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 8 f. 26-f. 27 par. 1
  • Abrahami dhe Sara i binden Perëndisë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Abrahami dhe Sara i binden Perëndisë
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • Kush ishte Abrahami?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Abrahami—Një mik i Perëndisë
    Libri im i tregimeve biblike
  • Abrahami dhe Sara: Mund ta imitosh besimin e tyre!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
  • Jehovai e quajti ‘miku im’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2016
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 8 f. 26-f. 27 par. 1
Abrahami dhe Sara paketojnë gjërat për t’u larguar nga Uri

MËSIMI 8

Abrahami dhe Sara i binden Perëndisë

Jo shumë larg Babelit ndodhej një qytet që quhej Ur, ku njerëzit adhuronin shumë perëndi të tjera dhe jo Jehovain. Megjithatë, një njeri që quhej Abraham adhuronte vetëm Jehovain.

Jehovai i tha Abrahamit: ‘Largohu nga shtëpia dhe nga të afërmit e tu dhe shko në vendin që do të të tregoj.’ Pastaj Perëndia i premtoi: ‘Ti do të bëhesh një komb i madh dhe nëpërmjet teje do t’u bëj të mira shumë njerëzve në mbarë tokën.’

Abrahami nuk e dinte ku do ta çonte Jehovai, por besoi tek ai. Prandaj, Abrahami, gruaja e tij Sara, babai i tij Terahu e nipi i tij Loti paketuan gjërat, dhe, të bindur, nisën udhëtimin e gjatë.

Abrahami ishte 75 vjeç kur ai dhe familja e tij arritën në tokën që Jehovai donte që të shihnin. Ai vend quhej Kanaan. Atje Perëndia i foli Abrahamit dhe i premtoi: ‘Gjithë këtë vend që sheh përreth teje, do t’ua jap fëmijëve të tu.’ Por Abrahami dhe Sara ishin të moshuar dhe nuk kishin fëmijë. Prandaj, si do ta mbante Jehovai premtimin?

Abrahami dhe familja e tij udhëtojnë për në Kanaan

«Me anë të besimit, Abrahami . . . u bind të shkonte në një vend që do ta merrte si trashëgimi; ai shkoi, edhe pse nuk e dinte se ku po shkonte.»—Hebrenjve 11:8

Pyetje: Çfarë i kërkoi Jehovai Abrahamit? Cilat premtime i bëri Jehovai Abrahamit?

Zanafilla 11:29–12:9; Veprat 7:2-4; Galatasve 3:6; Hebrenjve 11:8

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo