BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 34 f. 84-f. 85 par. 2
  • Gideoni mund midianitët

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Gideoni mund midianitët
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • «Shpata e Jehovait dhe e Gideonit!»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
  • Gideoni dhe 300 burrat
    Libri im i tregimeve biblike
  • Gideoni
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Pleq—Mësoni nga shembulli i Gideonit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2023 (Për studim)
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 34 f. 84-f. 85 par. 2
Gideoni dhe burrat që ishin me të u bien brirëve, thyejnë qypat, tundin pishtarët dhe bërtasin

MËSIMI 34

Gideoni mund midianitët

Me kalimin e kohës, Izraeli u largua përsëri nga Jehovai dhe filloi të adhuronte perëndi të rreme. Për shtatë vjet, midianitët ua vidhnin kafshët dhe ua shkatërronin të korrat izraelitëve. Që të shpëtonin nga midianitët, izraelitët fshiheshin nëpër shpella dhe nëpër male. Ata iu përgjëruan Jehovait që t’i shpëtonte. Prandaj Jehovai dërgoi një engjëll te një burrë me emrin Gideon. Engjëlli i tha: ‘Jehovai të ka zgjedhur që të bëhesh luftëtar i fuqishëm.’ Gideoni e pyeti: ‘E kush jam unë që ta shpëtoj Izraelin?’

Si ta kuptonte Gideoni se Jehovai e kishte zgjedhur? Ai vendosi një copë leshi në tokë dhe i tha Jehovait: ‘Në mëngjes, nëse copa e leshit laget nga vesa, por toka është e thatë, do ta kuptoj se dëshiron që ta shpëtoj unë Izraelin.’ Në mëngjes, copa e leshit ishte bërë qull, kurse toka ishte e thatë. Por më pas, Gideoni kërkoi që, mëngjesin tjetër, copa e leshit të ishte e thatë, por toka e lagur. Kur kjo ndodhi, Gideoni më në fund u bind se e kishte zgjedhur Jehovai. Ai mblodhi ushtarët për të luftuar me midianitët.

Jehovai i tha Gideonit: ‘Do t’ua jap fitoren izraelitëve. Por, ngaqë ke shumë ushtarë, mund të mendoni se e fituat vetë betejën. Kujtdo që ka frikë, thuaji të shkojë në shtëpi.’ Kështu 22.000 ushtarë u kthyen në shtëpi dhe ngelën 10.000. Pastaj Jehovai i tha: ‘Prapë janë shumë ushtarë. Çoji te përroi dhe thuaju të pinë ujë. Mbaj vetëm ata që, ndërsa pinë, kontrollojnë se mos ka armiq.’ Vetëm 300 burra qëndruan syçelë ndërkohë që pinin ujë. Jehovai premtoi se këta pak burra do t’i mundnin 135.000 ushtarët midianitë.

Gjatë natës, Jehovai i tha Gideonit: ‘Tani është koha të sulmosh midianitët!’ Gideoni u dha të gjithëve nga një bri dhe një qyp të madh ku brenda ishte fshehur një pishtar. Ai u tha: ‘Shikomëni mua e bëni edhe ju si unë.’ Gideoni i ra bririt, bëri copë e çikë qypin, tundi pishtarin dhe bërtiti: ‘Shpata e Jehovait dhe e Gideonit!’ Të 300 burrat bënë njësoj. Midianitët u tmerruan dhe vrapuan kuturu. Në rrëmujë, ata filluan të sulmonin njëri-tjetrin. Edhe një herë, Jehovai i ndihmoi izraelitët t’i mundnin armiqtë e tyre.

Ushtarë midianitë të tmerruar

«Që të shihet qartë se fuqia përtej asaj që është normale, vjen nga Perëndia e jo nga ne.»—2 Korintasve 4:7

Pyetje: Si e siguroi Jehovai Gideonin se e kishte zgjedhur? Pse ushtria e Gideonit kishte vetëm 300 burra?

Gjykatësit 6:1–16; 6:36–7:25; 8:28

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo