BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 38 f. 92-f. 93 par. 1
  • Jehovai e bën Samsonin të fortë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Jehovai e bën Samsonin të fortë
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • Burri më i fortë
    Libri im i tregimeve biblike
  • Samsoni triumfon me forcën e Jehovait
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
  • Mbështetu te Jehovai, ashtu si Samsoni
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2023 (Për studim)
  • Samsoni
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 38 f. 92-f. 93 par. 1
Samsoni shtyn kolonat e tempullit të Dagonit dhe ndërtesa shembet

MËSIMI 38

Jehovai e bën Samsonin të fortë

Shumë izraelitë iu kthyen përsëri adhurimit të idhujve, prandaj Jehovai lejoi që filistinët ta shtinin në dorë Izraelin. Por kishte edhe disa izraelitë që e donin Jehovain. Një prej tyre ishte Manoahu. Ai dhe gruaja e tij nuk kishin fëmijë. Një ditë Jehovai dërgoi një engjëll te gruaja e Manoahut. Engjëlli i tha: ‘Ti do të lindësh një djalë, i cili do të shpëtojë Izraelin nga filistinët. Ai do të jetë nazire.’ A e di çfarë ishin nazirejtë? Ishin shërbëtorë të veçantë të Jehovait. Nazirejve nuk u lejohej të prisnin flokët.

Pas disa kohësh lindi djali i Manoahut, dhe e quajtën Samson. Kur u rrit, Jehovai e bëri shumë të fortë. Samsoni mund të vriste një luan vetëm me duar. Në një rast, Samsoni vrau i vetëm 30 filistinë. Filistinët e urrenin dhe po kërkonin mënyra për ta vrarë. Një natë, kur Samsoni ishte duke fjetur në Gazë, ata shkuan te porta e qytetit dhe pritën atje që ta vritnin në mëngjes. Por Samsoni u ngrit në mes të natës, shkoi te porta e qytetit dhe e shkuli nga muri. Ai e mbajti portën mbi shpatulla gjatë gjithë rrugës deri në majën e një mali afër Hebronit.

Më pas, filistinët shkuan te Delila, e dashura e Samsonit, dhe i thanë: ‘Do të të japim 5.500 monedha argjendi nëse zbulon pse është kaq i fortë Samsoni. Duam ta kapim dhe ta futim në burg.’ Delila ra dakord ngaqë donte t’i kishte ato para. Në fillim, Samsoni nuk pranoi t’ia thoshte pse ishte kaq i fortë. Por ajo nuk e linte rehat, derisa ai u dorëzua dhe ia zbuloi sekretin. ‘Nuk i kam prerë kurrë flokët, sepse jam nazire,—i tha.—Nëse i pres, e humbas fuqinë.’ Samsoni bëri shumë gabim që ia tha, apo jo?

Delila u tha menjëherë filistinëve: ‘E gjeta sekretin!’ Ajo e vuri Samsonin të flinte në prehrin e saj dhe i tha dikujt që t’i priste flokët. Delila bërtiti: ‘Samson kanë ardhur filistinët!’ Samsoni u zgjua, por fuqia i kishte ikur. Filistinët e kapën, e verbuan dhe e futën në burg.

Një ditë, mijëra filistinë u mblodhën në tempullin e perëndisë së tyre Dagon dhe bërtisnin: ‘Perëndia ynë na e dha në dorë Samsonin! Silleni këtu që të tallemi pak me të.’ E vunë në mes të dy kolonave dhe filluan të talleshin me të. Samsoni thirri: ‘O Jehova, të lutem, më jep forcë edhe një herë.’ Tashmë, flokët i ishin rritur prapë. Ai i shtyu kolonat e tempullit me sa fuqi kishte. E gjithë ndërtesa u shemb dhe vrau tërë njerëzit që ishin në tempull. Vdiq edhe vetë Samsoni.

«Për çdo gjë kam forcë falë atij që më jep fuqi.»—Filipianëve 4:13

Pyetje: Pse ishte aq i fortë Samsoni? Çfarë i ndodhi Samsonit kur i tregoi Delilës pse ishte aq i fortë?

Gjykatësit 13:1–16:31

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo