BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 43 f. 104
  • Mëkati i mbretit David

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mëkati i mbretit David
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • Probleme në shtëpinë e Davidit
    Libri im i tregimeve biblike
  • Të mbështetemi te fryma e Perëndisë kur hasim ndryshime në jetë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
  • Betsheba
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Rrëfimi që çon në shërim
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 43 f. 104
Profeti Natan këshillon mbretin David

MËSIMI 43

Mëkati i mbretit David

Pas vdekjes së Saulit, u bë mbret Davidi. Ai ishte 30 vjeç. Pasi kishte mbretëruar për disa vjet, bëri një gabim shumë të rëndë. Një natë, nga tarraca e pallatit mbretëror, pa një grua të bukur. Davidi zbuloi që e kishte emrin Betsheba dhe se ishte e martuar me një ushtar që e quanin Uriah. Davidi urdhëroi t’ia sillnin Betshebën në pallat. Ata patën marrëdhënie seksuale dhe ajo mbeti shtatzënë. Davidi u përpoq ta fshihte atë që kishte bërë. Ai i tha gjeneralit të tij ta vinte Uriahun në vijën e parë të luftimit dhe pastaj të tërhiqeshin nga ai. Pasi Uriahu u vra në luftë, Davidi u martua me Betshebën.

Mbreti David lutet për falje

Ama Jehovai i pa të gjitha gjërat e këqija që kishin ndodhur. Çfarë do të bënte? Jehovai dërgoi profetin Natan te Davidi. Natani i tha: ‘Një burrë i pasur kishte shumë dele, kurse një burrë i varfër kishte vetëm një qengj të vogël që e donte shumë. I pasuri ia mori të vetmin qengj të varfrit.’ Davidi u zemërua dhe tha: ‘I pasuri meriton të vdesë!’ Atëherë Natani iu përgjigj: ‘Ti je ai njeri i pasur!’ Davidi u hidhërua shumë dhe pranoi para Natanit: ‘Kam mëkatuar kundër Jehovait.’ Ky mëkat i solli shumë telashe Davidit dhe familjes së tij. Jehovai e ndëshkoi Davidin, por e la gjallë sepse ishte i sinqertë dhe i përulur.

Davidi donte të ndërtonte një tempull për Jehovain, por Jehovai zgjodhi djalin e tij, Solomonin, që ta ndërtonte tempullin. Davidi filloi t’i bënte gjërat gati për Solomonin dhe tha: ‘Tempulli i Jehovait duhet të jetë madhështor. Solomoni është akoma i ri, prandaj do ta ndihmoj me përgatitjet.’ Davidi dhuroi shumë para për ndërtimin e tempullit. Gjeti edhe punëtorë të zotë. Mblodhi ar, argjend dhe solli dru cedri nga Tiri dhe nga Sidoni. Nga fundi i jetës së tij, Davidi i dha Solomonit projektet e ndërtimit të tempullit. Ai i tha: ‘Jehovai më shtyu t’i hedh në letër këto gjëra për ty. Jehovai do të të ndihmojë. Mos ki frikë. Ji i fortë dhe përvishju punës.’

Davidi diskuton me të riun Solomon projektet për ndërtimin e tempullit

«Kush i mbulon fajet e veta, nuk do t’ia dalë mbanë, por atij që i rrëfen dhe heq dorë prej tyre, do t’i tregohet mëshirë.»—Proverbat 28:13

Pyetje: Çfarë mëkati bëri Davidi? Çfarë bëri Davidi për të ndihmuar djalin e tij, Solomonin?

2 Samuelit 5:3, 4, 10; 7:1-16; 8:1-14; 11:1–12:14; 1 Kronikave 22:1-19; 28:11-21; Psalmi 51:1-19

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo