BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 66 f. 156-f. 157 par. 1
  • Ezdra i mëson popullit Ligjin e Perëndisë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ezdra i mëson popullit Ligjin e Perëndisë
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • Ezdra
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Libri biblik numër 15​—Ezdra
    «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm»
  • Pika kryesore nga libri i Ezdrës
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
  • A është e efektshme mësimdhënia jote?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 66 f. 156-f. 157 par. 1
Ezdra i lutet Jehovait në sheshin e qytetit dhe populli ngre duart për të treguar se është dakord

MËSIMI 66

Ezdra i mëson popullit Ligjin e Perëndisë

Kishin kaluar rreth 70 vjet që kur shumica e izraelitëve ishte kthyer në Jerusalem. Por kishte akoma të tjerë që jetonin në pjesë të ndryshme të Perandorisë Perse. Ndër ta ishte një prift që e quanin Ezdra, i cili u mësonte të tjerëve Ligjin e Jehovait. Ezdra mori vesh se njerëzit në Jerusalem nuk po e zbatonin Ligjin, prandaj donte të shkonte e t’i ndihmonte. Mbreti pers, Artakserksi, i tha: ‘Perëndia të ka dhënë mençuri që t’u mësosh Ligjin e tij. Shko dhe merr me vete cilët duan të vijnë me ty.’ Ezdra takoi të gjithë ata që donin të ktheheshin në Jerusalem. Iu lutën Jehovait që t’i mbronte teksa bënin atë udhëtim të gjatë dhe pastaj u nisën.

Katër muaj më vonë, arritën në Jerusalem. Princat i thanë Ezdrës: ‘Izraelitët nuk i janë bindur Jehovait dhe janë martuar me gra që adhurojnë perëndi të rreme.’ Çfarë bëri Ezdra? Përpara popullit, ai ra në gjunjë dhe u lut: ‘Jehova, ti ke bërë shumë për ne, por ne kemi mëkatuar ndaj teje.’ Populli u pendua, por u nevojitej akoma ndihmë që të bënin atë që ishte e drejtë. Ezdra zgjodhi pleq dhe gjykatës që të shqyrtonin këto çështje. Gjatë tre muajve pasues, ata larguan nga vendi këdo që nuk i shërbente Jehovait.

Pas 12 vjetësh, muri rrethues i Jerusalemit u rindërtua. Pastaj Ezdra mblodhi popullin në sheshin e qytetit që t’u lexonte Ligjin e Perëndisë. Kur Ezdra hapi librin, populli u çua në këmbë. Ai lëvdoi Jehovain dhe ata u përgjigjën duke ngritur duart lart për të treguar se ishin dakord. Pastaj Ezdra lexoi dhe shpjegoi Ligjin, kurse populli dëgjonte me vëmendje. Ata qanin dhe pranuan se ishin larguar përsëri nga Jehovai. Të nesërmen Ezdra u lexoi prapë nga Ligji. Ata mësuan se së shpejti duhej të bënin Festën e Kasolleve. Menjëherë filluan të përgatiteshin për festën.

Gjatë shtatë ditëve të festës, populli gëzoi dhe e falënderoi Jehovain për të korrat e bollshme. Që nga koha e Josiut, nuk kishte pasur asnjë Festë Kasollesh si kjo. Pas festës, populli u mblodh dhe u lut: ‘Jehova, ti na shpëtove nga skllavëria, na ushqeve në shkretëtirë e na dhe këtë vend të bukur. Por sa e sa herë ne nuk t’u bindëm. Dërgove profetë që të na paralajmëroje, por ne nuk dëgjuam. Prapëseprapë ti tregove durim. E mbajte premtimin që i bëre Abrahamit. Tani të japim fjalën se do të të bindemi.’ Pasi ata e shkruan premtimin, princat, levitët dhe priftërinjtë e vulosën.

«Lum ata që e dëgjojnë fjalën e Perëndisë dhe e zbatojnë!»—Luka 11:28

Pyetje: Çfarë u mësoi Ezdra izraelitëve që ishin mbledhur në Jerusalem? Çfarë premtoi populli se do të bënte?

Ezdra 7:1-28; 8:21-23, 31, 32; 9:1–10:19; Nehemia 8:1-18; 9:1-38

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo