KËNGA 21
Kërkoni në radhë të parë Mbretërinë
1. Ësht’ e çmuar Mbretëria,
për të lartin Perëndi;
do të sjell’ ajo së shpejti,
në gjith’ tokën drejtësi.
(REFRENI)
Ndaj, vazhdoni të kërkoni
Mbretërin’ në radh’ të par’,
dhe lëvdoni Jehovain,
në çdo cep të tokës mbar’.
2. Për të nesërmen mos thoni:
«Ç’do të ham’, e ç’do të pim’?»
Gjith’ k’to gjëra do t’ju shtohen,
po kërkuat Mbretërin’.
(REFRENI)
Ndaj, vazhdoni të kërkoni
Mbretërin’ në radh’ të par’,
dhe lëvdoni Jehovain,
në çdo cep të tokës mbar’.
3. Çdo të denj’ me zell ndihmoni,
të mësoj’ për Mbretërin’,
të ket’ shpres’ te Jehovai,
të pranoj’ teokracin’.
(REFRENI)
Ndaj, vazhdoni të kërkoni
Mbretërin’ në radh’ të par’,
dhe lëvdoni Jehovain,
në çdo cep të tokës mbar’.
(Shih edhe Psal. 27:14; Mat. 6:34; 10:11, 13; 1 Pjet. 1:21.)