KËNGA 29
Të sjelltë lavdi, Atë, e gjithë jeta jonë!
1. At’ Jehova, je Suprem i Përjetshëm,
plot dashuri, drejtësi e fuqi.
Ti je Sovran i të gjith’ universit,
prej teje derdhet pa fund mençuri.
Me kënaq’si të shërbejm’, At’ i dashur,
në botën mbar’ zëri yn’ po jehon.
(REFRENI)
Mbajm’ emrin tënd, nuk ka nder më të çmuar!
Të sjellt’ lavdi, At’, e gjith’ jeta jon’!
2. Ti na ke dhën’ një caktim të bekuar,
çdo dit’ në zemër na sjell lumturi.
Ndërsa shërbejm’ krah për krah njëri-tjetrit,
ndiejm’ më shum’ paqe, më shum’ dashuri.
Për emrin tënd Dëshmitar’ ti na quan,
sa dinjitet kjo i jep jetës son’!
(REFRENI)
Mbajm’ emrin tënd, nuk ka nder më të çmuar!
Të sjellt’ lavdi, At’, e gjith’ jeta jon’!
(Shih edhe Ligj. 32:4; Psal. 43:3; Dan. 2:20, 21.)