KËNGA 48
Çdo ditë do të eci me ty, Jehova
1. Siç kërkon fëmija prindin,
të kërkoj un’ ty, o Ati im.
Kam nevoj’ për dorën tënde,
nga agimi, gjer në perëndim.
Oh, sa paqe ndiej pran’ teje,
si fëmij’ që nëna mënd.
Nuk ka nder më të bekuar,
se të eci në krahun tënd.
2. I tërbuar ësht’ i Ligu,
po i shuhen ditët një nga një.
Ja pse çmos bën të më thyej’,
që me ty, At’, të mos eci më.
Por, ti je Kalaja ime,
Jehova je Shkëmbi im!
Ndaj të dua, dhe pran’ teje
do të eci, At’, pa mbarim.
3. Dora jote s’ësht’ e shkurtër,
më jep Shkrimet, më jep frym’ të shenjt’,
më dëgjon kur të hap zemrën,
më dhuron familjen më të shtrenjt’.
Më ndihmo o At’ i dashur,
të gjykoj me drejtësi,
dhe besnik të jem nga zemra,
e të eci me modesti.
(Shih edhe Zan. 5:24; 6:9; 1 Mbret. 2:3, 4.)