KËNGA 122
Asgjë s’më lëkund!
1. Kombet po dergjen, nga frika jan’ mpir’,
shpresa të tretura në errësir’.
Por, un’ me ty rrugëtoj, Ati im,
ti je mburoj’ dhe shpëtim.
(REFRENI)
Qëndroj, asgjë s’më lëkund,
marr zemër, botën e mund.
Me besim te ti, At’,
shoh jetën e pafund.
2. Dua të mirën, çdo gjë të vërtet’,
ja pse kjo bot’ nuk më bën pren’ e vet.
Ndiej për të ligën pa mas’ neveri,
thell’ e urrej, siç bën ti.
(REFRENI)
Qëndroj, asgjë s’më lëkund,
marr zemër, botën e mund.
Me besim te ti, At’,
shoh jetën e pafund.
3. Ndjenjat e thella dhe gjith’ shpirtin tim,
ty t’i dhuroj, Jehova, Ati im.
Ditën e madhe dëgjoj tek troket,
ndaj për ty zemra më flet.
(REFRENI)
Qëndroj, asgjë s’më lëkund,
marr zemër, botën e mund.
Me besim te ti, At’,
shoh jetën e pafund.
(Shih edhe Luka 21:9; 1 Pjet. 4:7.)