PJESA E TRETË
‘Do t’ju mbledh’—Premtohet rivendosja e adhurimit të pastër
NË KËTË PJESË: Profecitë e Ezekielit që flasin për rivendosjen
Kombi i Izraelit është katandisur si mos më keq dhe është përçarë nga apostazia. Po vuan pasojat e veprimeve të veta, sepse ka ndotur adhurimin e pastër dhe ka njollosur emrin e Perëndisë. Ndonëse situata është e zymtë, Jehovai cakton Ezekielin që të shpallë një sërë profecish shpresëdhënëse. Me anë të figurave letrare të goditura dhe të vegimeve mbresëlënëse, Jehovai u jep zemër jo vetëm izraelitëve të mërguar, por kujtdo që mezi e pret rivendosjen e adhurimit të pastër.