PJESA E KATËRT
«Do ta mbroj me zell emrin tim të shenjtë»—Adhurimi i pastër i mbijeton sulmit
NË KËTË PJESË: Jehovai mbron popullin e tij gjatë shtrëngimit të madh
Jehovai na do shumë, e megjithatë na konsideron përgjegjës për veprimet tona. Si ndihet Ai për ata që me fjalë thonë se e adhurojnë, por me veprime tregojnë krejt të kundërtën? Si do ta përcaktojë se kush do t’i mbijetojë shtrëngimit të madh? Dhe, pse vallë Jehovai, Perëndia i dashurisë, do të ekzekutojë miliarda njerëz?