KUTIA 16B
Psherëtijnë e rënkojnë, vënia e shenjës dhe goditja kur dhe si?
Vegimi i dokumentuar në kapitullin 9 të Ezekielit gjen përmbushje edhe në ditët tona. Kuptueshmëria mbi mënyrën si do të rrjedhin ngjarjet, na ndihmon të përballojmë me besim fundin e sistemit
«Psherëtijnë e rënkojnë»
KUR: Gjatë ditëve të fundit, para shtrëngimit të madh
SI: Njerëzit e drejtë e bëjnë të dukshme me fjalë e me vepra se e urrejnë ligësinë e kësaj bote. Ata e pranojnë lajmin e mirë që po predikohet sot, fillojnë të veshin personalitetin e Krishtit, pagëzohen në simbol të kushtimit të tyre ndaj Jehovait dhe mbështetin besnikërisht vëllezërit e Krishtit
«Vënia e shenjës»
KUR: Gjatë shtrëngimit të madh
SI: Burri me kallamar sekretari përfaqëson Jezu Krishtin kur të vijë si Gjykatës i të gjitha kombeve. Pjesëtarët e ‘shumicës së madhe’ do të gjykohen, ose do të shënohen, si dele, tregues ky se do të mbijetojnë në Armagedon
«Goditja»
KUR: Në Armagedon
SI: Jezu Krishti bashkë me ushtritë qiellore, ku do të përfshihen engjëjt dhe 144.000 bashkëqeveritarët e tij, do ta shkatërrojnë plotësisht këtë botë të ligë. Kështu do të çlirojnë adhuruesit e vërtetë, që do të bekohen me një botë të re e të drejtë