BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • rr f. 206
  • Rrëkeja bëhet përrua

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Rrëkeja bëhet përrua
  • Jehovai rivendos adhurimin e pastër!
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Lumi sjell bekime
  • Ujë jetëdhënës
  • Pemë për ushqim dhe për shërim
  • «Atje ku shkon përroi, gjithçka do të jetojë»
    Jehovai rivendos adhurimin e pastër!
  • Bekimi i Jehovait mbi «tokën» tonë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2024 (Për studim)
  • Lumenj bekimesh nga Jehovai
    Jehovai rivendos adhurimin e pastër!
Shih më tepër
Jehovai rivendos adhurimin e pastër!
rr f. 206

KUTIA 19B

Rrëkeja bëhet përrua

Ezekieli sheh një rrëke që buron nga shenjtërorja e Jehovait dhe që në mënyrë të mrekullueshme kthehet në një përrua të thellë në më pak se dy kilometra. Përgjatë anëve të lumit ka pemë plot me gjethe që shërbejnë për ushqim dhe për shërim. Ç’kuptim kanë?

Një rrëke buron nga shenjtërorja e Jehovait dhe bëhet një përrua i madh. Tabelat tregojnë thellësinë e ujit përgjatë lumit. 1.000 kute: deri te kyçi i këmbës. 2.000 kute: deri te gjuri. 3.000 kute: deri në mes. 4.000 kute: nuk mund të kalohej më këmbë.

Lumi sjell bekime

NË KOHËT E LASHTA: Kur të mërguarit u kthyen në vendlindje, shijuan bekime pa fund ndërsa ndihmonin të rivendosej adhurimi i pastër në tempull

NË KOHËT MODERNE: Në vitin 1919 u rivendos adhurimi i pastër, duke u hapur rrugën bekimeve të panumërta nga Perëndia për shërbëtorët e tij besnikë

NË TË ARDHMEN: Pas Armagedonit, Jehovai do të na bekojë në shumë mënyra. Për shembull, do të na çojë drejt përsosmërisë dhe do të na mësojë të vërteta të reja

Ujë jetëdhënës

NË KOHËT E LASHTA: Ndërsa populli i Jehovait shtohej, Ai u dha udhëzime me anë të priftërinjve dhe i ndihmoi të nxirrnin dobi nga flijimet në tempull. Kështu mund ta adhuronin në mënyrë të pranueshme

NË KOHËT MODERNE: Në parajsën që gëzojmë sot, gjithnjë e më shumë njerëz po nxjerrin dobi nga vërshimi i të vërtetave të Biblës. Kështu po mësojnë për Jehovain dhe po bashkohen me adhuruesit e tij të vërtetë

NË TË ARDHMEN: Të mbijetuarve nga Armagedoni do t’u bashkohen miliona të ringjallur dhe në atë kohë do të ketë bekime me bollëk për të gjithë

Pemë për ushqim dhe për shërim

NË KOHËT E LASHTA: Jehovai e mësoi popullin si ta adhuronte në mënyrë të pranueshme kur u kthye në vendlindje dhe e ndihmoi të hidhte poshtë idhujtarinë e çdo gjë tjetër që lidhej me adhurimin e rremë

NË KOHËT MODERNE: Ky ushqim i bollshëm besimforcues po i ndihmon shërbëtorët e Jehovait të qëndrojnë besnikë, të mos kryejnë mëkate serioze dhe të hedhin poshtë qëndrimet negative të kësaj bote

NË TË ARDHMEN: Krishti dhe 144.000 bashkëqeveritarët do të ndihmojnë njerëzit e bindur të shkojnë drejt përsosmërisë dhe të gëzojnë shëndet dhe jetë të përhershme

Kthehu te kapitulli 19, paragrafët 4-21

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo