BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • th mësimi 7 f. 10
  • Ji i saktë dhe bindës

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ji i saktë dhe bindës
  • Kushtoju leximit dhe mësimdhënies
  • Material i ngjashëm
  • Saktësia në pohime
    Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
  • Prezantimi i duhur i Shkrimeve
    Kushtoju leximit dhe mësimdhënies
  • Trego qartë vlerën praktike
    Kushtoju leximit dhe mësimdhënies
  • Përdorimi i pyetjeve
    Kushtoju leximit dhe mësimdhënies
Shih më tepër
Kushtoju leximit dhe mësimdhënies
th mësimi 7 f. 10

MËSIMI 7

Ji i saktë dhe bindës

Shkrim

Luka 1:3

PËRMBLEDHJE: Përdor dëshmi të besueshme për t’i ndihmuar dëgjuesit të nxjerrin përfundimin e duhur.

SI TA ARRISH:

  • Përdor burime të besueshme informacioni. Bazoje atë që thua te Fjala e Perëndisë, duke lexuar direkt prej saj po të jetë e mundur. Nëse përmend një fakt shkencor, një lajm, një ngjarje a ndonjë dëshmi tjetër, kontrollo paraprakisht që burimi nga i merr të jetë i besueshëm dhe i përditësuar.

  • Përdori siç duhet burimet e informacionit. Shpjegoji shkrimet në përputhje me kontekstin e tyre, me mesazhin kryesor të Biblës dhe me botimet e ‘skllavit të besueshëm e të matur’. (Mat. 24:45) Burimet e informacionit që nuk janë nga organizata përdori në harmoni me kontekstin origjinal dhe me qëllimin e shkrimtarit.

    Sugjerim praktik

    Mos i zmadho ose ekzagjero faktet dhe shifrat. Ki kujdes që «disa njerëz» të mos bëhet «shumica e njerëzve», «në disa raste» të mos bëhet «gjithmonë» dhe «ndoshta» të mos bëhet «ka shumë të ngjarë».

  • Arsyeto për dëshmitë. Pasi lexon një shkrim ose përmend një burim informacioni, bëj pyetje me takt ose ilustroje pikën për t’i ndihmuar dëgjuesit ta nxjerrin vetë përfundimin.

NË SHËRBIM

Ndërsa përgatitesh për të predikuar, mendo për pyetjet që mund të të bëjnë njerëzit dhe bëj kërkime se si mund t’u përgjigjesh. Nëse dëgjuesi ngre një pyetje që nuk di t’i përgjigjesh, thuaji se do të bësh kërkime për atë argument dhe do të kthehesh më vonë.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo