MËSIMI 12
Shfaq ngrohtësi dhe empati
1 Selanikasve 2:7, 8
PËRMBLEDHJE: Fol me ndjenja të sinqerta dhe tregoju dëgjuesve se i ke për zemër.
SI TA ARRISH:
Mendo për dëgjuesit. Përgatit zemrën duke sjellë ndër mend problemet që hasin ata. Përpiqu të përfytyrosh si ndihen.
Zgjidhi fjalët me kujdes. Mundohu t’i freskosh, t’i ngushëllosh dhe t’u japësh forcë dëgjuesve. Shmang shprehjet që mund t’i ofendojnë dhe mos fol me përçmim për jobesimtarët ose për bindjet e tyre të sinqerta.
Shfaqe interesin që ke për të tjerët. Me zë të ngrohtë dhe me gjeste të përshtatshme, tregoju dëgjuesve se i ke vërtet për zemër. Ji i kujdesshëm me shprehjet e fytyrës; buzëqesh shpesh.