BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lff mësimi 14
  • Si ta adhurojmë Perëndinë siç i pëlqen atij?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si ta adhurojmë Perëndinë siç i pëlqen atij?
  • Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • SHQYRTO MË TEJ
  • PËRMBLEDHJE
  • EKSPLORO
  • Adhurimi i Jehovait na shton lumturinë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për studim)
  • A duhet adhuruar Perëndia me shëmbëlltyra?
    Zgjohuni!—2008
  • Ç’dobi mund të nxjerrësh nga mbledhjet e Dëshmitarëve të Jehovait?
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • Prej kujt pranon të adhurohet Perëndia?
    Njohuria që të çon në jetën e përhershme
Shih më tepër
Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
lff mësimi 14
Mësimi 14. Një grup Dëshmitarësh të Jehovait dhe vizitorësh këndojnë në një mbledhje kongregacioni.

MËSIMI 14

Si ta adhurojmë Perëndinë siç i pëlqen atij?

Versioni i shtypur
Versioni i shtypur
Versioni i shtypur

Siç e pamë në mësimin e kaluar, Perëndisë nuk i pëlqejnë të gjitha fetë. Sidoqoftë, është e mundur ta adhurojmë Krijuesin në një mënyrë që ia gëzon zemrën. Çfarë lloj «adhurimi [ose feje]» i pëlqen atij? (Jakovi 1:27, shënimi) Shqyrto çfarë thotë Bibla.

1. Ku të mësojmë si duhet ta adhurojmë Perëndinë?

E mësojmë këtë në Bibël. Jezui i tha Perëndisë: «Fjala jote është e vërteta.» (Gjoni 17:17) Disa fe nuk duan t’ia dinë për të vërtetat e Biblës, Fjalës së frymëzuar të Perëndisë, dhe i zëvendësojnë me mësime e tradita njerëzish. Por Jehovai nuk kënaqet me ata që ‘shpërfillin urdhërimet e Tij’. (Lexo Markun 7:9.) Nga ana tjetër, i bëhet zemra mal kur e adhurojmë siç na mëson Bibla dhe ndjekim këshillat e saj.

2. Si duhet ta adhurojmë Jehovain?

Si Krijuesi ynë, Jehovai meriton t’i përkushtohemi vetëm atij. (Zbulesa 4:11) Kjo do të thotë ta duam Jehovain e të adhurojmë vetëm atë, pa përdorur idhuj, shëmbëlltyra ose ikona.—Lexo Isainë 42:8.

Adhurimi që i bëjmë Jehovait duhet të jetë «i shenjtë dhe i pranueshëm» për të. (Romakëve 12:1) Pra duhet të jetojmë sipas normave të tij morale. Për shembull, kush e do Jehovain, i ka për zemër dhe u bindet standardeve që Ai ka vendosur për martesën. Po ashtu, shmang veset e dëmshme, si pirjen e duhanit dhe abuzimin me drogat dhe alkoolin.a

3. Pse duhet ta adhurojmë Jehovain me bashkëbesimtarët?

Mbledhjet tona javore na japin mundësi që ‘ta lëvdojmë Jehovain në kongregacion’. (Psalmi 111:1, 2) Një mënyrë si e bëjmë këtë është me anë të këngëve. (Lexo Psalmin 104:33.) Jehovai na kërkon të shkojmë në mbledhje, sepse na do dhe e di se mbledhjet do të na ndihmojnë ta gëzojmë jetën përgjithmonë. Kur mblidhemi, inkurajojmë të tjerët e marrim zemër edhe vetë.

SHQYRTO MË TEJ

Le të shohim pse Jehovai nuk e pranon adhurimin tonë kur përdorim shëmbëlltyra. Do të mësojmë edhe disa mënyra të rëndësishme si ta lëvdojmë Perëndinë.

4. Nuk duhet të përdorim shëmbëlltyra për të adhuruar Perëndinë

Nga e dimë se Perëndisë nuk i pëlqen të përdorim shëmbëlltyra? Shihni VIDEON dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:

VIDEO: A e pranon Perëndia përdorimin e shëmbëlltyrave kur e adhurojmë? (3:26)

Kolazh: 1. Izraelitët adhurojnë statujën e një viçi prej ari, rrëzë malit Sinai. 2. Një burrë mban në dorë një rruzare dhe lutet para statujës së virgjëreshës Mari.
  • Çfarë ndodhi kur disa nga Izraeli i lashtë përfshinë një idhull në adhurimin e Perëndisë?

Disa i përdorin shëmbëlltyrat ngaqë duan të ndihen më afër Perëndisë. Por, mos vallë kështu vetëm sa e largojnë Perëndinë? Lexoni Eksodin 20:4-6 dhe Psalmin 106:35, 36 e më pas diskutoni për këto pyetje:

  • Cilat objekte ose shëmbëlltyra përdorin disa për të adhuruar Perëndinë?

  • Si ndihet Jehovai nëse përdorim shëmbëlltyra?

  • Po ti, a mendon se duhen përdorur shëmbëlltyrat?

5. Kur adhurojmë vetëm Jehovain, çlirohemi nga mësimet e rreme

Shih si çlirohemi nga mësimet e rreme kur e adhurojmë Jehovain siç do ai. Shihni VIDEON.

VIDEO: E vërteta më çliroi (5:16)

Lexoni Psalmin 91:14 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:

  • Çfarë na premton Jehovai kur ia tregojmë dashurinë duke adhuruar vetëm atë?

6. E adhurojmë Perëndinë në mbledhjet e kongregacionit

Kur komentojmë e këndojmë në mbledhjet e kongregacionit, lëvdojmë Jehovain dhe forcojmë njëri-tjetrin. Lexoni Psalmin 22:22 dhe më pas diskutoni për këto pyetje:

  • A të kanë pëlqyer komentet që ke dëgjuar në mbledhje?

  • A ke dëshirë të përgatitësh edhe ti një koment?

Kolazh: Një vajzë që studion Biblën mëson ta adhurojë Perëndinë siç i pëlqen atij. 1. Ajo i këndon lavdi Perëndisë në mbledhjet e kongregacionit. 2. Ajo komenton gjatë një mbledhjeje kongregacioni. 3. I tregon një video të bazuar në Bibël një gruaje dhe vajzës së saj.

7. Jehovai kënaqet kur u flasim të tjerëve për gjërat që mësojmë

Ka plot mënyra si t’ua tregojmë të tjerëve të vërtetat e Biblës. Lexoni Psalmin 9:1 dhe 34:1 e më pas diskutoni për këtë pyetje:

  • Cilin mësim të Biblës dëshiron t’i tregosh dikujt?

DISA THONË: «Secili e di vetë si e adhuron Zotin.»

  • Po ti, si mendon?

PËRMBLEDHJE

Ia gëzojmë zemrën Krijuesit kur adhurojmë vetëm atë, e lëvdojmë në mbledhjet e kongregacionit dhe u tregojmë të tjerëve çfarë kemi mësuar.

Si do të përgjigjeshe?

  • Cili libër na mëson si duhet ta adhurojmë Perëndinë?

  • Pse duhet të adhurojmë vetëm Jehovain?

  • Pse ta adhurojmë Perëndinë bashkë me të tjerë që përpiqen t’i pëlqejnë atij?

Provo këtë

EKSPLORO

Në historinë me titull «Nuk jam më skllave e idhujve», mëso se si një grua hoqi dorë nga adhurimi i idhujve.

«Bibla të ndryshon jetën» (Kulla e Rojës, 1 korrik 2011)

Shqyrto disa gjëra që të ndihmojnë të komentosh në mbledhjet e kongregacionit.

«Lëvdo Jehovain në kongregacion» (Kulla e Rojës, janar 2019)

Shih si nxori dobi nga mbledhjet e kongregacionit një i ri, ndonëse s’e pati të lehtë t’i ndiqte.

Jehovai është interesuar për mua (3:07)

Shumë njerëz e konsiderojnë kryqin simbol të krishterimit, por a duhet ta përdorim kur adhurojmë Perëndinë?

«Pse Dëshmitarët e Jehovait nuk e përdorin kryqin në adhurim?» (Artikull në jw.org)

a Për këto tema do të flitet në mësimet e mëvonshme.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo