ADAM-NEKEBI
[tokë që shpon tejpërtej (që depërton)].
Vend në viset jugore të Neftalit. (Js 19:33) Në përgjithësi, mendohet se ndodhej në Kirbet-et-Tel (Tel-Adami), në veriperëndim të Kirbet-ed-Damijehut, afro 16 km në lindje-verilindje të Nazaretit dhe pak a shumë në mesin e rrugës nga Tiberiada në malin Tabor. Falë pozicionit të tij, mbikëqyrte një qafë mali që ishte pjesë e një rruge të lashtë karvanësh nga Galaadi për në rrafshinën e Akos.