AHIEZERI
[vëllai im është ndihmë].
1. Bir i Amishadait dhe prijës i fisit të Danit, i zgjedhur një vit pas Daljes nga Egjipti. (Nu 1:1, 4, 12) Si i tillë, ai ndihmoi Moisiun të regjistronte popullin dhe drejtoi tri fiset që formonin praparojën kur kombi ishte në marshim. Ai e paraqiti blatimin e tij ditën e 10-të të përurimit të altarit në tabernakull.—Nu 2:25; 7:66, 71; 10:25.
2. Bir i gibeatitit Shemah dhe kreu i beniaminitëve të fortë që i vajtën në ndihmë Davidit në Ziklag.—1Kr 12:1-3.