AKRABIMI
[akrepa].
Shpat ose e përpjetë në skajin juglindor të Judës, që ishte pjesë e kufirit të saj kur Kanaani u nda mes izraelitëve. (Nu 34:4; Gjy 1:36) Ndodhej afro 29 km në jugperëndim të skajit jugor të Detit të Vdekur dhe afër shkretëtirës së Zinit. E lidhin me Nakb-es-Safën (Maʽale ʽAkrabimin) e sotme, ku rruga nga Beer-Sheba për në Arabah zbret vrik në Vadi-Murë (Nahal-Zin). Emrin mund ta ketë marrë nga akrepat e shumtë në këtë rajon shkretinor a mbase nga kthesat e njëpasnjëshme të rrugës që i ngjasojnë bishtit të akrepit të kthyer nga brenda. Me sa duket, ishte një udhë e lashtë prej nga zbritej për në Edom dhe më në jug në ʽAkabë, në gjirin e ʽAkabës.