ALMODADI
I pari nga 13 bijtë e Joktanit; brezi i pestë pas Semit; nipi i Pelegut, nga i cili rrjedh linja e paraardhësve të Mesisë. Nga Almodadi, i cili u vendos në Arabi, rrodhi një nga 70 familjet që erdhën pas Përmbytjes. (Zn 10:26, 32; 1Kr 1:20) Sipas traditës arabe, ai është kreu i fisit jurham dhe babai i njërës prej grave të Ismaelit.