ALMONI
Qytet levit brenda territorit të Beniaminit; iu caktua bijve të Aaronit në ditët e Josiut dhe të priftit Eleazar. (Js 21:1, 18) Te 1 Kronikave 6:60 quhet Alemeth. Ky vend i lashtë ndodhej aty ku janë rrënojat e fshatit Kirbet ʽAlmit (Horvat ʽAlmit), rreth 6 km në verilindje të Jerusalemit dhe rreth 2 km në lindje-verilindje të Anatothit, një tjetër qytet levit.