ALMON-DIBLATAIMI
Vend mes Dibon-Gadit dhe maleve të Abarimit, ku izraelitët fushuan vitin e 40-të pas Daljes nga Egjipti (1473 p.e.s.). Ishte një nga vendet e fundit ku fushuan gjatë endjes nëpër shkretëtirë. (Nu 33:46, 47) Vendndodhja nuk dihet me saktësi, por disa studiues mendojnë se është Kirbet-Deleilat-esh-Sherqijehu, rreth 16 km në veri-verilindje të Dibonit (Dibanit). Ndoshta ishte Beth-Diblataimi.—Jr 48:22.