ALFEU
1. I ati i Mate Levit, apostullit që kishte qenë taksambledhës.—Mt 9:9; Mr 2:14.
2. I ati i Jakovit të Vogël, të 9-it në listën e 12 apostujve. (Mt 10:3; Mr 3:18; Lu 6:15; Ve 1:13) Shumë studiues, të mbështetur edhe nga tradita, janë të mendimit se Alfeu ishte Klopa (Gjo 19:25) dhe, sipas kësaj, duhet të ketë qenë burri i ‘Marisë tjetër’. (Mt 27:56; 28:1; Mr 15:40; 16:1; Lu 24:10) Ky ndryshim shpjegohet ose me një shqiptim të ndryshëm të rrënjës së emrit, ose me faktin që Alfeu mund të ketë pasur dy emra, gjë krejt e zakonshme asokohe.