ANAMIMI
Emri i një grupi pasardhësish të Kamit nëpërmjet Mizraimit. Meqë Mizraimi u bë sinonim i Egjiptit, ndoshta Anamimi u vendos me banim në atë vend ose në atë zonë. (Zn 10:13; 1Kr 1:11) Në një dokument me shkrim kuneiform të epokës së Sargonit II të Asirisë (gjysma e dytë e shekullit të 8-të p.e.s.) me sa duket quhen «Anami».