ASHPENAZI
Emri i kreut të zyrtarëve të oborrit në Babiloni, gjatë mbretërimit të Nabukodonosorit. (Dn 1:3) Me sa duket, ishte kreu i eunukëve, por nuk ishte doemos edhe vetë i tillë. Një ndër detyrat e tij ishte të stërviste të rinj që të shërbenin si shatër të monarkut.