ASHURITËT
Popull mbi të cilin mbretëronte Ish-Boshethi, biri i Saulit. Te 2 Samuelit 2:9 ata renditen mes Galaadit dhe Jezreelit. Vulgata latine dhe Peshita siriake këtu përdorin «geshuritët», kurse Targumet «asheritët». (Krahaso Gjy 1:32.) Te Zanafilla 25:3 gjendet emri Ashurim, por në këtë rast u referohet pasardhësve arabë të Abrahamit nëpërmjet Dedanit.—Shih QIPARISI.