ASIRI
[ndoshta: i burgosur].
1. Levit i lindur në Egjipt; një nga bijtë e Korahut.—Da 6:24; 1Kr 6:22.
2. Sipas 1 Kronikave 6:23, 37 duket se ka pasur edhe një Asir tjetër, bir ose pasardhës i Ebiasafit.
Te 1 Kronikave 3:17 disa përkthime (si për shembull King James Version) përdorin emrin Asir. Megjithatë, sipas shumë përkthimeve moderne (BR, Dio, DSF, ECM), në këtë rast fjala hebraike nuk është një emër i përveçëm, por thjesht përshkruan gjendjen e Jekonisë (Jehojakinit) si të burgosur ose të syrgjynosur në Babiloni. (2Mb 24:12-15; 25:27-30) Me të drejtë Përkthimi Bota e Re e përkthen këtë pjesë: «Bijtë e Jekonisë, kur ishte i burgosur [ʼassír], ishin biri i tij Shealtieli . . .»