BAANAHU
1. Bir i beniaminitit Rimon. Ai dhe vëllai i tij, Rekabi, ishin krerë të bandave kusare të Ish-Boshethit, birit të Saulit. Baanahu dhe vëllai i tij e vranë Ish-Boshethin gjatë kohës së drekës kur ai po merrte një sy gjumë. Por, kur ia çuan kokën e tij Davidit, i cili s’kishte shumë që ishte bërë mbret, ai urdhëroi që të vriteshin, t’u priteshin duar e këmbë dhe të vareshin pranë rezervuarit të Hebronit.—2Sa 4:2-12.
2. Netofathit, i ati i një prej burrave të fuqishëm të Davidit, Helebit (Heledit).—2Sa 23:29; 1Kr 11:30.
3. Ndoshta një prijës i atyre që u kthyen me Zorobabelin nga mërgimi në Babiloni.—Ezd 2:2; Ne 7:7.
4. Një nga «krerët e popullit» pasardhësi i të cilit, në mos ai vetë, vërtetoi me vulë ‘marrëveshjen e denjë për besim’ të Nehemisë. (Ne 9:38; 10:14, 27) Mund të jetë Baanahu nr. 3.