BAHURIMI
[i zgjedhur].
Fshat pranë Malit të Ullinjve, në anën veriore të një rruge të lashtë që të çonte në Jeriko dhe në Jordan. Përgjithësisht mendohet se është Ras-et-Tmimi, 2 km në verilindje të Malit të Tempullit.
Kur Mikalën, bijën e Saulit, po e kthenin te mbreti David, Paltieli e ndoqi nga pas duke qarë deri në Bahurim. Atje gjenerali Abner e urdhëroi Paltielin: «Kthehu!» Kjo mjaftoi që të kthehej mbrapsht. (2Sa 3:16) Më pas, Davidi që po ikte nga Jerusalemi për shkak të komplotit të djalit të tij Absalom, kaloi luginën e përroit të Kidronit, u ngjit nëpër «të përpjetën e Ullinjve», doli matanë dhe vajti deri në Bahurim. (2Sa 15:23, 30; 16:1, 5) Atje Shimei, i afërmi beniaminit i Saulit, filloi të ecte anës malit duke e mallkuar Davidin, duke i hedhur gurë dhe pluhur. (2Sa 16:5-13; 19:15-23) Gjithashtu, në Bahurim, Ahimaazit dhe Jonatanit, bijve të Sadokut dhe të Abiatarit, iu desh të fshiheshin në pusin e një burri kur po shkonin t’i çonin një mesazh mbretit David.—2Sa 15:27; 17:17-20.