BARTOLOMEU
[bir i Tolmait].
Një nga 12 apostujt e Jezuit, që në përgjithësi mendohet se ishte Natanaeli. Një krahasim i Ungjijve tregon se Mateu dhe Luka i përmendin bashkë Bartolomeun me Filipin, njësoj si Gjoni e përmend Natanaelin me Filipin. (Mt 10:3; Lu 6:14; Gjo 1:45, 46) Për hollësi mbi aktivitetin e këtij apostulli, shih NATANAELI.