BEDANI
1. Përmendet bashkë me Gideonin (Jerubaalin), Jefteun dhe Samuelin si një nga ata që çliruan Izraelin nga armiqtë. (1Sa 12:11) Megjithatë, Bedani nuk përmendet në asnjë fragment tjetër të Biblës dhe as në të dhëna të tjera historike. Për këtë varg, një vepër referimi thotë: «Është krejtësisht e pamundur që këtu Samueli të ketë përmendur një gjykatës që është anashkaluar në librin e Gjykatësve ngaqë mendohej disi i parëndësishëm.»—Commentary on the Old Testament, nga K. F. Kajli dhe F. Deliçi, 1973, vëll. II, 1 Samuelit, f. 118.
Disa mendojnë se Bedani ishte Baraku. Konteksti i 1 Samuelit 12:11 flet për një çlirimtar të madh, si dhe kujton shtypjen nga Sisera dhe çlirimin që erdhi më pas, gjatë të cilit Jehovai përdori Barakun. Baraku përmendet bashkë me Gideonin dhe Jefteun te Hebrenjve 11:32. Septuaginta greke dhe Peshita siriake përmendin «Barakun» te 1 Samuelit 12:11. Të tjerë janë të mendimit se Bedani ishte gjykatësi Abdon.—Shih BARAKU.
2. Pasardhës i Manaseut.—1Kr 7:17.