BETH-ANATI
[shtëpi e Anathit].
Një nga qytetet e fortifikuara që iu caktuan fisit të Neftalit. (Js 19:38, 39) Sidoqoftë, Neftali nuk i dëboi prej andej banorët kananitë, por i vuri në punë të detyruar. (Gjy 1:33) Ka mundësi që vendndodhja të jetë Safed-el-Batihu, 24 km në lindje-juglindje të Tirit. Qyteti përmendet në listat e disa sundimtarëve egjiptianë të epokës së «Mbretërisë së re».