BETH-BARAHU
[shtëpi e Barahut].
Ndërsa forcat e Gideonit ndiqnin këmba-këmbës midianitët që po ia mbathnin, Gideoni u çoi fjalë burrave të Efraimit të merrnin «ujërat deri në Beth-Barah, si dhe Jordanin» (Gjy 7:24), me sa duket që armiku të mos e kalonte Jordanin. Meqë beteja u zhvillua në ultësirën e Jezreelit (Gjy 6:33), duhej të bëhej fjalë për një vend në perëndim të Jordanit. Vendndodhja nuk dihet, por është hedhur ideja se ishte mes Vadi-Farʽahut dhe Jordanit. Një taktikë të ngjashme përdori edhe Ehudi në luftën kundër moabitëve, kur forcat e tij «morën vaun e Jordanit, një pikë strategjike kundër moabitëve».—Gjy 3:27, 28.